29 dekrete për dhënien e shtetësisë së Kosovës u dhanë përgjatë periudhës gjashtëmujore sa Albulena Haxhiu udhëhoqi si ushtruese e detyrës me Presidencën e vendit, nga 4 prilli i vitit 2026.
VOX Kosova ka siguruar listën e plotë të personave të cilëve me dekret iu dha shtetësia e Kosovës, për arsye të ndryshme: Politike, Sportive, Sociale e Kulturore.
Lista:
Bashkim Mustafës nga Republika e Maqedonisë së Veriut më 29 prill iu lëshua dekret për arsye sportive.
Luke Stanley Davies nga Britania e Madhe më 29 prill gjithashtu iu dha nënshtetësia e Kosovës për arsye sportive.
Sayed Rohullah Mosaëi, nga Republika Islame Afganistanit më 15 maj me dekret të Haxhiut mori nënshtetësinë e Kosovës.
Elira Terakajt nga Gjermania, për arsye sportive, dekreti u lëshua më 15 maj.
Brayan Ibanez Guerrero nga Kanada, me dekret të 3 qershorit, për arsye sportive.
Auron Murtaj nga Konfederata e Zvicrës, me dekret të 26 qershorit, për arsye sportive.
Abigail Gonzalez nga Kanada, me dekret të 26 qershorit, për arsye sportive.
Denis Kryeziu nga Gjermania, me dekret të 07 korrikut, për arsye sportive.
Avni Qaili nga Republika e Maqedonisë së Veriut më 7 korrik për arsye profesionale.
Boiken Abazi nga Republika e Shqipërisë, më 7 korrik, për arsye sociale.
Vergulla Shqevi nga Republika e Shqipërisë, më 7 korrik për arsye sociale.
Tienmu Ma nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më më 7 korrik për arsye profesionale.
Frédérique, Jacqueline, Jeanne, Suzanne Michaud Duversin nga Franca, më 7 korrik për arsye kulturore.
Klevis Vaqari nga Republika e Shqipërise më 8 korrik për arsye profesionale.
Amina Nurović nga Serbia, për arsye sociale.
Behar Disha nga Serbia për arsye profesionale.
Naxhije Fejzullahu nga Serbia për arsye sociale.
Almedina Maliqi nga Serbia për arsye profesionale.
Elita Usejni – Hajzeri nga Republika e Maqedonisë së Veriut për arsye profesionale.
Besa Pinchotti Tafilaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arsye sociale.
Shaip Kamberi nga Serbia, për arsye politike, dekreti u lëshua më 3 gusht 2026.
Romeo Gurakuqi nga Republika e Shqipërisë për arsye profesionale.
Arben Nikprelaj nga Republika e Malit të Zi për arsye sociale.
Orhan Eren nga Republika e Turqisë për arsye sociale.
Şaban Sönmez nga Republika e Turqisë për arsye sociale.
Sébastien Gilles Gricourt nga Republika e Francës, s’ka arsye të veçuar.
Belgzim Kamberi nga Serbia për arsye sociale.
Joseph John Dioguard për arsye politike.
Shirley Anne Cloyes DioGuardi për arsye politike.
DOKUMENTET E PLOTA:



















