Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit, nga ora 11:00, kanë njoftuar nga zyra për media e këtij institucioni.
Në rend dite përpara, anëtarët e Kryesisë kanë miratimin e disa procesverbaleve, si dhe propozimin për rendin e ditës të seancës së ardhshme plenare.
Rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme;
Deklarimet jashtë rendit të ditës;
Pyetjet parlamentare;
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës;
Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

















