Komisonarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka thënë se, Ukraina është ndër vendet që po shënon përparim të madh në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Kos, njoftoi se ka diskutuar me kryeministrin ukrainas, Sergii Koretskyi, me të cilin janë pajtuar për krijimin e një grupi të përbashkët pune, me qëllim përshpejtimin e përparimit në përmbushjen e kritereve të ndërmjetme dhe avancimin e reformave thelbësore në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.
Postimi:
Ukraina është ndër vendet që po shënojnë përparimin më të madh drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Pas hapjes së dy grup-kapitujve të tjerë negociues këtë javë, diskutova hapat e ardhshëm me kryeministrin Sergii Koretskyi
U pajtuam për krijimin e një grupi të përbashkët pune, me qëllim përshpejtimin e përparimit në përmbushjen e kritereve të ndërmjetme dhe avancimin e reformave thelbësore në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Ky hap dëshmon përkushtimin tonë për të mbështetur rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE.
Suksesi ynë do të kërkojë unitet dhe përkushtim nga të gjithë partnerët e përfshirë ukrainas. Këtë e pamë edhe në fillim të kësaj jave, kur Parlamenti i Ukrainës miratoi ligjet e reja për arsimin që lidhen me pakicat.















