Berisha në Blic Interview me Astrit Gashin ka shprehur gjithashtu dyshime për mundësinë që Justina Shiroka-Pula, në kuadër të kompetencave të presidentit, të krijojë një balancë mes pushtetit dhe opozitës.
Sipas tij, shumica parlamentare prej 51 për qind dhe presioni i pretenduar nga Kurti e vështirësojnë një gjë të tillë.
“Me kompetencat që i ka presidenti, edhe sikur të mos jetë i Albin Kurtit, nuk ka ndonjë balancë që mund të krijojë presidenti. Dmth, Albin Kurti e ka kap shtetin, e ka kapë prokurorinë, gjykatat, ekonominë e krejt institucionet”, thotë Berisha.
“Justina Shiroka Pula nuk mundet t’i bëjë ballë presioneve të Kurtit, është një shumicë me 51% ku sipas përshkrimeve të punëve të saj, nuk mundet të bëjë balancë mes opozitës dhe pushtetit”, shtoi ai.
Ai ka akuzuar Kurtin edhe për përçarjen e LDK-së dhe për përdorimin e, siç është shprehur, “mashtrimit, përçarjes dhe helmit” në shoqëri.
“LDK-në e largoi nga loja, i përçau dhe i la anash. Albin Kurti është ekspert i mashtrimit, përçarjes dhe helmit, është ekspert për t’i helmuar shoqërinë”, tha Berisha.

















