Protesta e të rinjve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë vijon për të pestën ditë radhazi, e shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.Gjatë tubimit, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, ndërsa kanë vendosur kosha mbeturinash në mes të rrugës dhe më pas u kanë vënë flakën.
Në përgjigje të situatës së tensionuar, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.Protesta vijon në një klimë të tensionuar, duke u përballur me akte dhune dhe dëmtime gjatë zhvillimit të tubimit.














