Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për nxjerrjen në shitje të automjeteve zyrtare që janë jashtë përdorimit.
Sipas vendimit të nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti, ministria është autorizuar të procedojë me shitjen e automjeteve përmes ankandit publik, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Në vendim thuhet se Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike obligohet t’i zhvillojë procedurat për shitjen e automjeteve përmes ankandit publik.
Pjesë përbërëse e vendimit është edhe lista e automjeteve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim që janë jashtë përdorimit.
Vendimi është marrë katër ditë më parë dhe mban firmën e kryeministrit Kurti.
















