TvKlan bën me dije se këtë të diel, do të dalin para gjykatës 78 protestues.
Ata pritet të njihen me masën e sigurisë.
Ndryshe, të shtunën 59 persona janë paraqitur në spital pas lëndimeve të marra gjatë protestës së djeshme në Tiranë.
Sipas raportimeve, nga të lënduarit, 34 janë efektivë policie, 21 janë protestues dhe 4 janë kalimtarë, mes të cilëve edhe një i mitur.


















