Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit

19/10/2026 - 15:59
në Lajme
A A
Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ndalesë policore në orët e vona të së dielës në Prishtinë është kthyer në një incident të pazakontë, pasi pasagjeri i një veture Audi A3 ka tentuar t’u ikë policëve, duke hedhur në tokë një sëpatë që e mbante me vete. Situata është përshkallëzuar edhe gjatë arrestimit, kur i dyshuari ka shfaqur sjellje agresive dhe ka përfunduar duke marrë trajtim mjekësor.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 18 tetor, rreth orës 23:35, në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, ku njësitë policore gjatë patrullimit kanë ndaluar një Audi A3 të bardhë.

Në veturë ndodhej edhe Rijad Isufi rreth 30 vjeç , të cilit policët i kanë kërkuar t’i largojë sendet që mbante me vete për t’iu nënshtruar kontrollit.

Por në vend që t’i nënshtrohej kontrollit, i dyshuari papritur ka nisur të vrapojë në drejtim të Rrethit të Viktorisë.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, gjatë ikjes ai ka nxjerrë nga trupi një sëpatë, e ka hedhur në tokë dhe ka vazhduar të vrapojë, ndërsa policët janë vënë në ndjekje të tij.

Pas disa metrash, njësia policore ka arritur ta ndalojë dhe ta arrestojë, megjithëse ai dyshohet se ka rezistuar dhe ka shfaqur sjellje agresive gjatë arrestimit.

Situata nuk është qetësuar as pasi është futur në automjetin policor.

I dyshuari ka nisur ta godasë xhamin e veturës, duke i shkaktuar lëndime vetes, për çka është kërkuar ndërhyrja e ekipit emergjent.

Pas shoqërimit në stacion policor, Isufi është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Rijad Isufi pritet të intervistohet pas përfundimit të trajtimit mjekësor, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Protestuesit ironizojnë me premtimin e Ramës, u hedhin policëve dollarë fals

Protestuesit ironizojnë me premtimin e Ramës, u hedhin policëve dollarë fals
19/10/2026 - 16:51

Një aksion simbolik dhe me doza të forta ironie është zhvilluar pasditen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë, në ditën e shtatë të revoltës popullore në Tiranë.Një grup...

Më shumëDetails

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë
19/10/2026 - 16:41

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se është hapur afati i aplikimit për përfitimin nga Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të...

Më shumëDetails

“Nuk po bëj gjë” – Polici e rrah me shkop gome të riun te Parku Rinia në Tiranë

“Nuk po bëj gjë” – Polici e rrah me shkop gome të riun te Parku Rinia në Tiranë
19/10/2026 - 16:25

Një tjetër rast flagrant i dhunës dhe tejkalimit të kompetencave nga forcat e rendit është regjistruar sot, në ditën e shtatë të protestës masive në Tiranë. Në zonën...

Më shumëDetails

Pushteti i PDK-së në Ferizaj ia dha jashtëligjshëm tri kate shtesë biznesmenit Nazmi Viça- ia llogaritin fitimin në vetëm 249 mijë euro

Pushteti i PDK-së në Ferizaj ia dha jashtëligjshëm tri kate shtesë biznesmenit Nazmi Viça- ia llogaritin fitimin në vetëm 249 mijë euro
19/10/2026 - 15:50

Komuna e Ferizajt ia dha biznesmenit Nazmi Viça tri kate shtesë si kompensim për tokën e shfrytëzuar për ndërtimin e nënkalimit, por Ministria e Mjedisit e shpalli vendimin...

Më shumëDetails

Kurtit i vjen një urim i rëndësishëm për mandatin e ri

Kurti para gati dy muajve dha deklaratë në polici, në cilësinë e të dëmtuarit
19/10/2026 - 15:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi për mandatin e ri nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Janša, i cili ka shprehur besimin se marrëdhëniet dhe...

Më shumëDetails

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit në Tiranë, thyejnë dyert dhe futen brenda objektit

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit në Tiranë, thyejnë dyert dhe futen brenda objektit
19/10/2026 - 15:14

Protestuesit kanë sulmuar me gurë Gjykatën e Apelit në Tiranë, duke thyer xhamat dhe dyert e objektit, ndërsa disa prej tyre kanë hyrë brenda godinës. Sipas pamjeve nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    486 Shpërndaje
    Shpërndaje 194 Tweet 122
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Ia qëllon me pushkë qenin që po ruante bagëtitë në Skenderaj – Policia bastis shtëpinë e fqinjit, gjen armë artizanale e 25 fishekë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë