Ai paralajmëroi se, nëse partia nuk i trajton seriozisht disa çështje, mund të përfundojë në një situatë të ngjashme me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
“Dorëheqja e Bedri Hamzës do të ishte e gabuar në këtë rast, sepse nëse dorëhiqet, PDK-ja duhet të vendosë se a do ta marrë udhëheqjen e saj dikush për shkak të grupeve të interesit. Tjetra është se a do të mbetet PDK-ja parti politike apo shoqatë e gastronomëve. Nëse nuk e marrin seriozisht, PDK-ja do të përfundojë si LDK-ja”, tha Canaj./rtv21/














