Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shkarkohet nga pozita e kryeinspektores së Farmacisë, Remzije Thaçi – vendimi zbulon dyshimet për manipulim me fatura

23/10/2026 - 18:37
në Lajme
A A
Shkarkohet nga pozita e kryeinspektores së Farmacisë, Remzije Thaçi – vendimi zbulon dyshimet për manipulim me fatura
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

KPMSHCK-ja la në fuqi masën disiplinore ndaj saj për shkelje të rënda administrative, të lidhura me listat e pjesëmarrësve dhe tri faturat e një punëtorie në Brezovicë. Vendimi nuk përcakton ndonjë shumë konkrete të dëmit financiar.

Vendimi është marrë më 14 tetor 2026 nga Kolegji për Shqyrtimin dhe Vendosjen e Ankesave të KPMSHCK-së, ndërsa në faqen zyrtare të Këshillit është publikuar më 22 tetor.

Sipas vendimit, më 5 nëntor 2025, Remzije Thaçi, në postin drejtoreshë e Inspektoratit Farmaceotik kishte kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë miratimin për organizimin e punëtorisë me temë “Rishikimi, harmonizimi dhe krijimi i listave të reja të kontrollit – Check Listat”. Punëtoria ishte planifikuar të mbahej nga 10 deri më 13 nëntor 2025 në hotelin “Brezovica”.

Në kërkesën fillestare ishin propozuar nëntë pjesëmarrës: drejtoresha, shtatë inspektorë dhe një zyrtar tjetër. Kërkesa ishte miratuar nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas përfundimit të aktivitetit, drejtoresha ia kishte dërguar ministrisë raportin e punëtorisë më 20 nëntor 2025.

Kolegji i KPMSHCK-së ka gjetur se listat e pjesëmarrësve për datat 10, 11 dhe 12 nëntor përmbanin gjithsej dhjetë emra. Dy prej tyre, B.R. dhe SH.S., nuk figuronin në kërkesën fillestare për miratimin e punëtorisë. Ndërkohë, një zyrtare e përfshirë në listën e parë, J.Z., kishte njoftuar më 11 nëntor se ishte në pushim mjekësor.

Këto mospërputhje u bënë bazë për nisjen e procedurës disiplinore. Sipas kërkesës për inicimin e saj, kishte dyshime se dy zyrtarë ishin përfshirë në lista ndonëse nuk kishin marrë pjesë, ndërsa ishin paraqitur edhe tri fatura me të dhëna që nuk përputheshin me numrin e pjesëmarrësve të paraparë në kërkesën e miratuar.

Çfarë thanë dëshmitarët
Njëra prej zyrtareve, B.R., ka deklaruar para Komisionit Disiplinor se nuk kishte marrë pjesë në atë punëtori. Ajo ka thënë se nënshkrimin e kishte vendosur në listë pasi kishte menduar se bëhej fjalë për një punëtori tjetër, në të cilën kishte marrë pjesë më herët. Sipas deklarimit të saj, listat i kishte nënshkruar në zyrën e drejtoreshës, kur kishte shkuar për ta njoftuar se po dilte në terren.

Sa i përket zyrtarit SH.S., ai kishte qenë në pushim pa pagesë. Në një e-mail dhe në deklaratën e tij para Komisionit Disiplinor, ai ka pohuar se ishte ftuar të merrte pjesë në punëtori, por nuk kishte qëndruar gjatë gjithë kohës për shkak të obligimeve personale. Disa prej pjesëmarrësve deklaruan se nuk e kishin parë në hotel, ndërsa të tjerë thanë se mund të kishte qenë i pranishëm, por jo gjatë gjithë aktivitetit.

Vetë drejtoresha ka deklaruar se e kishte ftuar SH.S.-në për të ndihmuar me punët administrative, për shkak të mungesës së një zyrtareje. Ajo ka pranuar se nuk kishte marrë miratim paraprak për këtë ndryshim, duke thënë se nuk e kishte ditur se kërkohej një miratim i tillë.

Më 11 mars 2026, Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Shëndetësisë e kishte shpallur drejtoreshën përgjegjëse për disa shkelje të rënda disiplinore. Në vendim janë përmendur moszbatimi i dispozitave ligjore gjatë kryerjes së detyrave, veprimet ose mosveprimet që kanë shkaktuar pasoja, shkelja e rregullave të etikës, sjellja që dëmton reputacionin e shërbimit civil dhe vënia në lajthitje e organit publik përmes informatave të pasakta ose fshehjes së të dhënave zyrtare.

Si masë disiplinore, Komisioni nuk kishte shqiptuar largim nga shërbimi civil, por ulje në pozitë. Ligji për Zyrtarët Publikë e parasheh uljen në pozitë si njërën nga masat që mund të shqiptohen për shkelje të rënda, krahas ndalimit të një pjese të pagës, transferimit, pezullimit ose largimit nga shërbimi civil.

Drejtoresha e kishte ankimuar vendimin në KPMSHCK përmes avokatit Hajzer Salihu. Ajo kishte pretenduar se nuk i ishte dhënë mundësia të deklarohej për plotësimin e kërkesës për inicimin e procedurës disiplinore. Sipas saj, vendimi i ministrisë nuk kishte provuar lidhjen shkakësore mes veprimeve të saj dhe ndonjë dëmi konkret, ndërsa ajo nuk kishte pasur për qëllim të shkaktonte dëm.

Ajo kishte argumentuar gjithashtu se nuk e kishte ditur që pushimi pa pagesë ia ndalonte SH.S.-së pjesëmarrjen në aktivitet dhe se fillimisht ishte planifikuar një numër tjetër pjesëmarrësish. Për zyrtaren që mungoi për shkak të pushimit mjekësor, drejtoresha kishte thënë se ndryshimi ishte bërë pasi punëtoria kishte nisur.

Në ankesë, ajo i kishte cilësuar deklaratat e dëshmitarëve si të dhëna nën presion dhe kishte kërkuar anulimin e masës, largimin e saj nga dosja personale dhe kompensimin e diferencës së pagës.

Pse KPMSHCK-ja e la në fuqi masën
Kolegji i KPMSHCK-së e ka konsideruar ankesën të pranueshme, por të pabazuar. Sipas arsyetimit, Komisioni Disiplinor i ministrisë i kishte administruar dhe vlerësuar provat në mënyrë të mjaftueshme. Kolegji ka vlerësuar se listat e pjesëmarrësve, faturat, raporti i punëtorisë, e-mailet dhe deklaratat e zyrtarëve krijonin një bazë të mjaftueshme për të konstatuar përgjegjësinë disiplinore.

Këshilli ka vlerësuar se ishin përmbushur elementet e shkeljeve të rënda dhe se masa ishte individualizuar në pajtim me Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe Rregulloren QRK Nr. 01/2024 për Disiplinën e Nëpunësve Civilë. Për këtë arsye, ankesa u refuzua dhe vendimi i 11 marsit 2026 mbeti në fuqi.

Konstatimi i KPMSHCK-së është se janë shkelur detyrat dhe përgjegjësitë e punës në kuadër të marrëdhënies së shërbimit civil.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit. Pala e pakënaqur mund të iniciojë konflikt administrativ në Gjykatën Administrative në Prishtinë, në Departamentin për Konteste të Punës, brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të vendimit. Sipas këshillës juridike të KPMSHCK-së, kjo padi nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit./Insajder/

JU REKOMANDOJMË

Berisha mesazh anëtarëve të PD-së për pjesëmarrje në protestën e së shtunës: Studentët po luftojnë për ne

Berisha mesazh anëtarëve të PD-së për pjesëmarrje në protestën e së shtunës: Studentët po luftojnë për ne
23/10/2026 - 20:35

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka dërguar një mesazh anëtarëve të partisë, duke i ftuar të marrin pjesë në protestën kombëtare të së shtunës, në orën...

Më shumëDetails

Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës

Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës
23/10/2026 - 20:05

Dje gjatë ditës, vajza e Jakup Krasniqi, Gresë Krasniqi, ka thënë se pas një bisede telefonike me babain e saj, ka marrë vesh se ai ka vendosur që...

Më shumëDetails

Pacolli reagon pasi Peci ia ndërlidhi emrin me dosjen e atentatit ndaj Jusuf Gërvallës: Do t’iu drejtohem autoriteteve në Gjermani

Pacolli reagon pasi Peci ia ndërlidhi emrin me dosjen e atentatit ndaj Jusuf Gërvallës: Do t’iu drejtohem autoriteteve në Gjermani
23/10/2026 - 20:00

Behgjet Pacolli i ka reaguar ish-ministrit Faton Peci, duke thënë se i njejti e ka sulmuar dhe ka përhapur shpifje ndaj tij. Pacolli ka paralajmëruar se do t’u...

Më shumëDetails

KosovaMed nuk ndalet: Edhe në Fushë Kosovë ofron shërbime për pacientët me sëmundje në kuadër të Tetorit Rozë

KosovaMed nuk ndalet: Edhe në Fushë Kosovë ofron shërbime për pacientët me sëmundje në kuadër të Tetorit Rozë
23/10/2026 - 19:48

Në kuadër të muajit rozë për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit, QKMF e Fushë Kosovës dhe KosovaMed kanë organizuar tryezë të rrumbullakët me gratë e kësaj komune të...

Më shumëDetails

Bashkimi Evropian: Mirëpresim vendimin e presidentes për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

Bashkimi Evropian: Mirëpresim vendimin e presidentes për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara
23/10/2026 - 19:22

Bashkimi Evropian ka deklaruar se e mirëpret vendimin e presidentes, Justina Shiroka Pula, për ta kthyer në rishqyrtim ligjin, për ndryshimin dhe plotësimin Ligjin për Dhomat e Specializuara...

Më shumëDetails

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura
23/10/2026 - 18:41

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë thotë se dialogu strategjik me Kosovën do të vazhdojë kur të përmbushen zotimet e Kosovës në raport me serbët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë