Në kuadër të muajit rozë për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit, QKMF e Fushë Kosovës dhe KosovaMed kanë organizuar tryezë të rrumbullakët me gratë e kësaj komune të cilat kanë kaluar kancerin e gjirit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
KosovaMed Healthcare vazhdon mbështetjen e madhe për qytetarët gjithandej Kosovës duke ofruar shërbime shëndetësore falas, në veçanti për pacientët me sëmundje të rënda.
Në kuadër të muajit rozë kjo tryezë paraqiti rrëfimet e grave që vlejnë si mbështetje për ato gra që tash përballen me këtë sëmundje.
Kjo tryezë shërbeu si mënyrë për të ndarë përvojën e atyre që më herët kanë kaluar nëpër këtë sfidë.
Vazhdimi i ofrimit të shërbimeve falas përmes KosovaMed Healthcare mbetet një mbështetje e rëndësishme për qytetarët që kanë nevojë për kujdes shëndetësor, veçanërisht për pacientët me sëmundje të rënda, të cilët kanë nevojë për përkujdesje profesionale, dinjitet dhe mbështetje në çdo fazë të përballjes me sëmundjen.
Postimi i QKMF Fushë Kosovë:
🎀 Histori jete, force dhe shprese
QKMF Fushë Kosovë në bashkëpunim me KosovaMed në kuadër të Muajit Rozë, organizuam një tryezë të rrumbullakët ku u bëmë bashkë me gratë e komunës sonë, që kanë kaluar sëmundjen e kancerit të gjirit.
Rrëfimet e tyre na kujtuan sa shumë vlejnë mbështetja, afërsia dhe dikush që të dëgjon.
Faleminderit që ndatë me ne një pjesë kaq personale të jetës suaj. Përvoja juaj u jep zemër shumë grave të tjera. 🩷
Bashkë për jetën!






















