Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e bashkuar synojnë tri ulëse

25/10/2026 - 14:57
në Kryesore, Lajme
A A
Pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e bashkuar synojnë tri ulëse
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi është regjistruar pjesëmarrje e lartë në votime deri në mesditë, teksa ka raportime për parregullsi.

Sipas Komisionit Republikan Zgjedhor, 34.55 për qind votuan deri në orën 12:00 të 25 tetorit, teksa para qendrave të votimit janë parë radhë të gjata.

Kjo është dalje më e lartë në votime krahasuar me zgjedhjet e vitit 2023, kur deri në të njëjtën kohë kishin votuar 21.33 për qind.

Ndërkaq, misioni vëzhgues i zgjedhjeve, Crta, raportoi se deri në orën 13:00, 41.1 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve kanë votuar. Deri në periudhën e njëjtë kohore në zgjedhjet e vitit 2023, dalja ishte 26.6 për qind.

Edhe në orët e hershme të mëngjesit, pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e lartë sesa në votimet paraprake.

Në garë janë 18 lista zgjedhore, ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës marrin pjesë të bashkuar përmes listës “Koalicioni Shqiptar”, e cila garon me numrin 17 dhe ka statusin e listës së pakicës kombëtare.

Vendvotimet janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00, ndërsa procesi po zhvillohet në mijëra qendra votimi në gjithë Serbinë.

Këto zgjedhje paraqesin edhe një prej sfidave më të mëdha politike për Aleksandar Vuçiqin dhe kampin e tij në vitet e fundit, pasi përballë tij është fuqizuar lëvizja e udhëhequr nga studentët, e lindur nga protestat masive që kanë vazhduar për afro dy vjet dhe që tashmë është shndërruar në një forcë të rëndësishme elektorale.

JU REKOMANDOJMË

Nuk ka dialog me kreun e qeverisë – Karriget e Ramës digjen para Kryeministrisë

Nuk ka dialog me kreun e qeverisë – Karriget e Ramës digjen para Kryeministrisë
25/10/2026 - 16:35

Është tensionuar situata para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën karrigeve të vendosura mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama si simbol i...

Më shumëDetails

“E dërguam me kursimet tona për kurim në Itali”, motra e Erion Vishkullit “nxjerr blof” Ramën: E çoi familja dhe miqtë, jo shteti!

“E dërguam me kursimet tona për kurim në Itali”, motra e Erion Vishkullit “nxjerr blof” Ramën: E çoi familja dhe miqtë, jo shteti!
25/10/2026 - 16:26

Motra e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës studentore në Tiranë, ka reaguar publikisht duke përgënjeshtruar pretendimet se...

Më shumëDetails

Pushteti i Vuçiqit po e bën gati xhandarmërinë për t’i shtypur sonte protestuesit

Pushteti i Vuçiqit po e bën gati xhandarmërinë për t’i shtypur sonte protestuesit
25/10/2026 - 16:11

Disa automjete të xhandarmërisë serbe, të pajisura për shpërndarjen e demonstruesve, janë parë sot në qendër të Beogradit, në ditën kur po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, raporton...

Më shumëDetails

“Amatera”, Sadiku i LDK-së: Vetëm dje mbi dy milionë euro kushtoi importi i rrymës

Ermal Sadiku: Vetëvendosje po synon bllokadë dhe zgjedhje të reja
25/10/2026 - 16:00

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka reaguar lidhur me shifrat e importit të energjisë elektrike në Kosovë. Në një postim në rrjetin social, të dielën, Sadiku ka thënë...

Më shumëDetails

Masa për pakënaqësinë ndaj pushtetit – Rama me pako që tenton ta shuajë revoltën studentore

Masa për pakënaqësinë ndaj pushtetit – Rama me pako që tenton ta shuajë revoltën studentore
25/10/2026 - 15:48

Rama ka prezantuar një paketë të re kundër dhunës. MASA PËR PAKËNAQËSINË NDAJ PUSHTETIT Rama me pako që tenton ta shuajë revoltën studentore Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë,...

Më shumëDetails

Dita e 13-të e protestës, mblidhen studentët para Ministrisë së Arsimit në Tiranë

Dita e 13-të e protestës, mblidhen studentët para Ministrisë së Arsimit në Tiranë
25/10/2026 - 15:40

Protestues të shumtë kanë nisur të mblidhen para Ministrisë së Arsimit. Në vendngjarje ka një prani të shtuar të forcave të rendit dhe efektivëve të policisë, të cilët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, ndërroj jetë në emergjencë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë