Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Raportin për lëshimet institucionale në rastin Arlinda Zekaj e pres deri nesër në orën 18:00

28/10/2026 - 09:00
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Raportin për lëshimet institucionale në rastin Arlinda Zekaj e pres deri nesër në orën 18:00
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

00Share Button Gazeta Blic Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke ngritur shqetësime për, siç tha një zinxhir sistemor të lëshimeve nga institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë.Kurti tha se vrasja e Arlinda Zekajt, e cila u vra para shtëpisë së saj, rëndohet edhe më shumë për shkak të paralajmërimeve të mëhershme që nuk morën përgjigjen e duhur institucionale.

“Secila vrasje është vepër e rëndë, por ajo rëndohet edhe më shumë kur qartazi shihet se ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet që janë përgjegjëse për sigurinë dhe drejtësinë”, deklaroi Kurti.Ai theksoi se paralajmërimet e bëra para vrasjes e bëjnë rastin edhe më shqetësues.

“Një vrasje me të tilla paralajmërime që nuk merrnin përgjigje, nuk kishte sesi të përfundonte ndryshe dhe kjo e bën edhe më të pafalshme situatën”, u shpreh kryeministri.Kurti bëri të ditur se, menjëherë pas marrjes së informacioneve të para për rastin, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, kishte thirrur një mbledhje urgjente me institucionet përkatëse të sigurisë dhe drejtësisë, në nivel qendror dhe lokal.

Sipas tij, qëllimi i këtij takimi ishte sigurimi i informacioneve të sakta për rrethanat e ngjarjes dhe veprimet e institucioneve.Kreu i Qeverisë njoftoi gjithashtu se ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme një raport të detajuar për rastin, ku do të evidentohen veprimet dhe lëshimet e mundshme në secilën hallkë institucionale.

“Si kryeministër kam kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme një raport të detajuar me evidencat dhe lëshimet në secilën hallkë të institucioneve”, tha Kurti.Ai bëri të ditur se raportet pritet t’i dorëzohen deri të enjten në mbrëmje, para orës 18:00, dhe premtoi se do t’i bëjë publike.
“Deri nesër në mbrëmje, para orës 18:00, i pres raportet”, deklaroi Kurti.Kurti ka kritikuar edhe gjendjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke thënë se nuk po arrin ta përmbushë rolin e tij në mbrojtjen e qytetarëve të cenueshëm.

“Drejtësia është garancia që i forti nuk do ta cenojë të dobëtin vetëm pse ata janë të tillë. Por në Kosovën tonë, dhe ndoshta jo vetëm në Kosovë, drejtësia fatkeqësisht nuk është në mbrojtje të të dobëtit, përkundrazi, drejtësia shpesh ka dalë në krahun e të fortit”, deklaroi Kurti.Ai e përshkroi sistemin e drejtësisë si të pabarabartë, duke përdorur figurën e peshores së drejtësisë për të kritikuar mënyrën se si, trajtohen qytetarët në raport me fuqinë dhe pasurinë që kanë.
“Drejtësia në Kosovë vazhdon të jetë disi e shtrembër. Dhe nuk ka se si të jetë ndryshe kur peshoren e drejtësisë, zonjës së drejtësisë, e kanë çaluar kah i fuqishmi dhe i pasuri, ia kanë zbuluar njërin sy për të parë se kah të peshojë drejtësia”, u shpreh ai.Sipas Kurtit, një sistem i tillë rrezikon që përgjegjësia për veprat penale të mos bjerë mbi ata që kryejnë krime, por mbi qytetarët më të pambrojtur.
“E natyrisht, shpata mandej nuk ka për t’i rënë asnjëherë krimit e kriminelëve, por do të bjerë gjithnjë mbi të dobëtin, të varfrin dhe të pafuqishmin”, tha kryeministri.Në fund, Kurti theksoi se reforma në drejtësi është çështje urgjente për vendin.

“Republika e Kosovës nuk ka më nevojë për asnjë provë që të konstatojë se është urgjencë kombëtare drejtimi i drejtësisë”, përfundoi ai.Vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka nxitur reagime lidhur me trajtimin institucional të rasteve të dhunës dhe kërcënimeve të raportuara para ngjarjes. Ndërkohë, autoritetet pritet të sqarojnë përgjegjësitë dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet përkatëse.

JU REKOMANDOJMË

Ministria gjobit Prishtinën me 10 mijë euro për mbeturinat

Ministria gjobit Prishtinën me 10 mijë euro për mbeturinat
28/10/2026 - 10:17

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shqiptuar dy gjoba prej gjithsej 10 mijë eurosh ndaj Komunës së Prishtinës për moskryerjen e obligimeve ligjore në menaxhimin e...

Më shumëDetails

Lista Studentore për bashkëpunimin me Listën Serbe: Duhet të punojë në interes të serbëve, jo të SNS-së

Lista Studentore për bashkëpunimin me Listën Serbe: Duhet të punojë në interes të serbëve, jo të SNS-së
28/10/2026 - 10:13

Vlladan Kuzmanoviqi nga Lista Studentore, e cila fitoi në zgjedhjet parlamentare në Serbi më 25 tetor, tha se Lista Serbe në Kosovë do të duhet të fillojë të...

Më shumëDetails

Kryesuesi i KPK-së ishte i njoftuar për rastin në Pejë, kishte pranuar letër nga Arlinda Zekaj

Kryesuesi i KPK-së ishte i njoftuar për rastin në Pejë, kishte pranuar letër nga Arlinda Zekaj
28/10/2026 - 10:03

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës, Arian Gashi ishte i informuar lidhur me rastin e tashmë të ndjerës Arlind Zekaj në Pejë. Siç është raportuar në Debat Plus,...

Më shumëDetails

Qeveria e Kosovës miraton tri projektligje me Suedinë: Nga ekstradimi te transferimi i të dënuarve

Qeveria e Kosovës miraton tri projektligje me Suedinë: Nga ekstradimi te transferimi i të dënuarve
28/10/2026 - 09:54

Qeveria e Kosovës miratoi tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Suedisë në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot...

Më shumëDetails

Trump po shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit rus të investimeve

Trump po shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit rus të investimeve
28/10/2026 - 09:35

Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj fondit qeveritar rus të investimeve, në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me Moskën...

Më shumëDetails

Rugova: Abdixhiku nuk e ka të lehtë ta udhëheqë LDK-në pas Ibrahim Rugovës

Rugova: Abdixhiku nuk e ka të lehtë ta udhëheqë LDK-në pas Ibrahim Rugovës
28/10/2026 - 09:16

Ani pse zgjedhjet e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë ende larg, debati për udhëheqjen e ardhshme të partisë ka nisur tashmë. Përplasjet verbale ndërmjet kryetarit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    219 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kryeprokurori i Shtetit nxjerrë tri vendime që ndërlidhen me rastin e Arlinda Zekajt

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë