Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lista Studentore për bashkëpunimin me Listën Serbe: Duhet të punojë në interes të serbëve, jo të SNS-së

28/10/2026 - 10:13
në Lajme
A A
Lista Studentore për bashkëpunimin me Listën Serbe: Duhet të punojë në interes të serbëve, jo të SNS-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vlladan Kuzmanoviqi nga Lista Studentore, e cila fitoi në zgjedhjet parlamentare në Serbi më 25 tetor, tha se Lista Serbe në Kosovë do të duhet të fillojë të punojë në interes të komunitetit serb dhe jo të Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

“Fillimisht, ne do t’iu ndihmojmë që të jetojnë me dinjitet, e më pas do të vazhdojmë edhe negociatat që kanë nisur, por që për shkak të politikës hipokrite të kësaj qeverie kanë hyrë në një qorrsokak. Qytetarët duhet të fillojnë të jetojnë me dinjitet, pa i shtypur askush, përfshirë edhe njerëzit e pushtetshëm në nivel lokal”, tha ai në një deklaratë për televizionin beogradas N1.

Lista Serbe u formua në vitin 2013 me mbështetjen e SNS-së dhe ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Kjo parti nuk ka reaguar pasi Lista Studentore fitoi në zgjedhjet e së dielës.

Lista Serbe, që është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka në Kuvendin e Kosovës nëntë nga dhjetë mandatet e rezervuara për komunitetin serb, teksa një deputet është nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deri më tani nuk është deklaruar qartë lidhur me fitoren e Listës Studentore apo bashkëpunimin me autoritetet e reja në Serbi.

Në mbledhjen e Qeverisë më 28 tetor, ai vetëm konstatoi se, pas zgjedhjeve të së dielës në Serbi, SNS-ja e humbi shumicën parlamentare, teksa Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiqit mbeti jashtë Kuvendit.

“Një çerekshekulli pas humbjes së Millosheviqit dhe Sheshelit në fillim të shekullit XXI, humbje pësuan edhe pasardhësit e tyre politikë, Vuçiqi dhe Daçiqi”, tha Kurti.

Më herët, Nenad Rashiq, ministër në Qeverinë e Albin Kurtit, i tha Radios Evropa e Lirë se pas fitores së Listës Studentore pret rifillimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve. Ai shprehu pritjen që të dyja palët t’i drejtohen integrimit evropian.

Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialogun me ndërmjetësimin e BE-së që nga viti 2011, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e kushtëzon vazhdimin e tij në nivelin e lartë politik me ekstradimin nga Serbia të Millan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Lista Studentore ende nuk ka paraqitur një qëndrim të qartë për Banjskën apo Radoiçiqin.

Illija Sërdanoviq, bartësi i listës së kandidatëve të Listës Studentore, tha më 27 tetor në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se, si individ, nuk mund të flasë për këtë çështje para formimit të Qeverisë së re në Serbi.

“Por, sigurisht, do të përpiqemi që për të gjitha çështjet e tilla të marrim më vonë vendime në përputhje me procedurat ligjore që vlejnë në Republikën e Serbisë”, tha ai.

Ai nuk u shpreh as nëse do të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke shpjeguar se Lista Studentore ende nuk e ka marrë mandatin.

Megjithatë, Sërdanoviqi tha se autoritetet e reja në Serbi do ta vazhdojnë dialogun për Kosovën, si dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por në përputhje me Kushtetutën e Serbisë.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Serbia ende e konsideron atë pjesë të territorit të saj./REL/

JU REKOMANDOJMË

Në proces shkurorëzimi, gruaja në Skenderaj raporton kanosjet nga burri

Në proces shkurorëzimi, gruaja në Skenderaj raporton kanosjet nga burri
28/10/2026 - 11:05

Një grua në Skenderaj ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj, me të cilin është në proces të shkurorëzimit. Sipas policisë, rasti është raportuar...

Më shumëDetails

Ministria gjobit Prishtinën me 10 mijë euro për mbeturinat

Ministria gjobit Prishtinën me 10 mijë euro për mbeturinat
28/10/2026 - 10:17

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shqiptuar dy gjoba prej gjithsej 10 mijë eurosh ndaj Komunës së Prishtinës për moskryerjen e obligimeve ligjore në menaxhimin e...

Më shumëDetails

Kryesuesi i KPK-së ishte i njoftuar për rastin në Pejë, kishte pranuar letër nga Arlinda Zekaj

Kryesuesi i KPK-së ishte i njoftuar për rastin në Pejë, kishte pranuar letër nga Arlinda Zekaj
28/10/2026 - 10:03

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës, Arian Gashi ishte i informuar lidhur me rastin e tashmë të ndjerës Arlind Zekaj në Pejë. Siç është raportuar në Debat Plus,...

Më shumëDetails

Qeveria e Kosovës miraton tri projektligje me Suedinë: Nga ekstradimi te transferimi i të dënuarve

Qeveria e Kosovës miraton tri projektligje me Suedinë: Nga ekstradimi te transferimi i të dënuarve
28/10/2026 - 09:54

Qeveria e Kosovës miratoi tri projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Suedisë në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot...

Më shumëDetails

Trump po shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit rus të investimeve

Trump po shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit rus të investimeve
28/10/2026 - 09:35

Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e heqjes së sanksioneve ndaj fondit qeveritar rus të investimeve, në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe me Moskën...

Më shumëDetails

Rugova: Abdixhiku nuk e ka të lehtë ta udhëheqë LDK-në pas Ibrahim Rugovës

Rugova: Abdixhiku nuk e ka të lehtë ta udhëheqë LDK-në pas Ibrahim Rugovës
28/10/2026 - 09:16

Ani pse zgjedhjet e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë ende larg, debati për udhëheqjen e ardhshme të partisë ka nisur tashmë. Përplasjet verbale ndërmjet kryetarit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    219 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta…”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë