Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokatja e Albert Sylajt në seancë dëgjimore: Ai u vetëdorëzua për hatër të nënës, ishte në gjendje të bënte vetëvrasje

29/10/2026 - 13:39
në Kryesore, Lajme
A A
Avokatja e Albert Sylajt në seancë dëgjimore: Ai u vetëdorëzua për hatër të nënës, ishte në gjendje të bënte vetëvrasje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti më 28 tetor 2026 ka caktuar masën e paraburgimit Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës.

Sipas aktvendimit të Gjykatës të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, të pandehurit Sylaj masa e paraburgimit do t’i llogaritet deri më 27 nëntor 2026.

Sipas vendimit, avokatja e Sylajt, e caktuar sipas detyrës zyrtare- Katarina Voksani, në seancën dëgjimore ka deklaruar se i dyshuari është vetëdorëzuar tek Policia, pasi e ka bindur nëna e tij të cilën e kishte thirrur për “t’ia kërkuar hallallin”, ngase sipas saj, ai ishte gati të vetëvritej.

Aty thuhet se prokurorja Sahide Gashi në seancë dëgjimore tha se Policia Rajonale e Pejës më 27 tetor kanë paraqitur kallëzim penal ndaj të pandehurit, të cilit i kanë paraprirë raportet e hetuesve, e pas vlerësimit të provave kanë nisur hetimet zyrtare në drejtim të të pandehurit.

Gashi kishte thënë në seancë se është vërtetuar dyshimi i bazuar se Sylaj kreu vrasjen e Arlinda Zekajt në mënyrë mizore, nga hakmarrja për ndalimin e vëllait të tij nga Policia, Jeton Sylaj.

E kjo, sipas vendimit, prokurorja ka thënë se vërtetohet edhe bazuar në provat që kanë.

Prokuroria ka arsyetuar se nëse i pandehuri lihet në liri apo i caktohet ndonjë masë alternative, do të arratiset dhe t’i shmanget procedurës penale. Kjo bazuar në faktin që i njëjti pas vrasjes ishte arratisur, dhe marrë për bazë edhe dënimin që mund t’i shqiptohet për veprën që dyshohet, e i cili mund të jetë deri në burgim të përjetshëm.

Më tej, sipas vendimit, prokurorja tha se hetuesia ende nuk ka arritur t’i marrë në pyetje dëshmitarët okularë të rastit: nëna e të pandehurit, vajza e djali i tij, por edhe djali i viktimës (që të gjithë minorë), si dhe bashkëshortja dhe vëllai i tij, Dritoni. Si dhe personat tjerë që janë në dijeni për rrethanat që kanë sjellë deri tek ky rast tragjik (familjarët e të afërmit tjerë të viktimës, dhe pjesëtarët e Policisë që janë marrë me rastet e ndërlidhura).

Aty thuhet se i pandehuri Sylaj po ashtu ka pranuar se posedon një armë pa leje, e cila ende nuk është siguruar. Dhe se sipas ekstraktit mbi dënimet, ai është i dënuar me katër aktgjykime të formës së prerë.

Gjithnjë sipas vendimit, mbrojtësja e Sylajt, avokatja e caktuar sipas detyrës zyrtare- Katarina Voksani, tha se edhe pse është arratisur i mbrojturi i saj, ai me vetëdëshirë është dorëzuar në shtëpinë e tij në Deçan.

“…por se paraprakisht e ka thirrur nënën e tij në telefon duke i kërkuar hallallin e fundit sepse ka qenë në gjendje të bëjë vetëvrasje për një vepër të tillë të cilën e ka kryer, por që nëna si çdo nënë i ka dhënë “në qoftë se dëshiron edhe mua të më shohësh të vdekur, dhe pash gjinin që ta kam japur mos e kryej një akt të tillë por dorëzoju organeve të ligjit, të cilët do ti marrin parasysh të gjitha rrethanat që kanë ndikuar për ndërmarrjen e një veprimi të tillë“, citohet se deklaroi Voksani.

Më tej, thuhet se avokatja deklaroi se me atë rast, me të gjithë familjarët kanë shkuar Njësiti Policor në shtëpinë e të pandehurit për ta arrestuar.

Sipas saj, aty ka qenë edhe vëllai tjetër i Sylajt i cili është në liri, e që policët e kanë sulmuar në mënyrë brutale, duke menduar se është tani i dyshuari.

“I njëjti pas një kohe ka dalur me duar të ngritura lartë dhe ka thënë se unë po vetëdorëzohem për hir të nënës time”, tha Voksani.

Andaj, ajo kërkoi që ndaj Albert Sylajt të caktohet masa e dorëzanisë, ngase sipas saj nuk ekziston rreziku i ikjes dhe se sipas saj, ai ka bashkëpunur me policinë gjatë arrestimit.

I pandehuri Sylaj mbështeti fjalën e avokates dhe nuk shtoi asgjë tjetër.

Më pas, Gjykata gjeti se kërkesa e Prokurorisë për paraburgim është e bazuar, e kjo duke marrë për bazë mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, rrezikun e arratisjes e faktin se ishte arratisur pas rastit, mundësinë e ndikimit në dëshmitarët okularë që s’janë marrë në pyetje ende, si dhe evidencën penale të tij.

Gjykata ka gjetur se masat tjera alternative, përfshirë këtu edhe dorëzaninë e propozuar nga mbrojtja, nuk janë të mjaftueshme për sigurmin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale.

Sylaj dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pikat 1.3 dhe 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

JU REKOMANDOJMË

Avokati mitrovicas Elvir Imeri fiton edhe një betejë juridike ndaj Komunës Veriore të Mitrovicës, në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve

Avokati mitrovicas Elvir Imeri fiton edhe një betejë juridike ndaj Komunës Veriore të Mitrovicës, në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve
29/10/2026 - 19:24

Avokati mitrovicas Elvir Imeri ka shënuar një tjetër sukses në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në Komunën e Mitrovicës Veriore. Imeri ka theksuar se institucionet publike nuk...

Më shumëDetails

Tahiri për rastin e Arlindës: Nëse s’ka dorëheqje, duhet të ketë shkarkime

Tahiri: Shkurt e shqip, ShBA-ja është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës
29/10/2026 - 19:12

Nënkryetari i Aleancës dhe shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, ka deklaruar se për rastin e Arlinda Zekajt, duhet të ketë shkarkime, nëse sipas tij, nuk...

Më shumëDetails

“Konferenca të mbahet jashtë” – Nesër thirret protestë para adresimit të Gërvallës e Sveçlës

“Konferenca të mbahet jashtë” – Nesër thirret protestë para adresimit të Gërvallës e Sveçlës
29/10/2026 - 18:59

Protestuesit që po kërkojnë drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi e llogaridhënie nga institucionet e vendit, kanë thirrur sërish për nesër një tubim para objektit të Qeverisë...

Më shumëDetails

Operacion antikontrabandë në Gjakovë – Dogana kapë 121 telefona pa letra, detaje

Operacion antikontrabandë në Gjakovë – Dogana kapë 121 telefona pa letra, detaje
29/10/2026 - 18:32

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka ndaluar 121 telefona pa dokumentacion gjatë një operacioni antikontrabandë në Gjakovë. Në njoftim shtohet se, përveç kontrolleve në lokalin afarist, kontrollet...

Më shumëDetails

Kurti pranon raportet nga Gërvalla e Sveçla për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kurti pranon raportet nga Gërvalla e Sveçla për vrasjen e Arlinda Zekajt
29/10/2026 - 18:21

Zyra e Kryeministrit ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin e Arlinda Zekajt. Sipas njoftimit, raportet do...

Më shumëDetails

Avokati Muharremi: Valon Lluka është liruar nga paraburgimi, i është caktuar masa e dorëzanisë

Avokati Muharremi: Valon Lluka është liruar nga paraburgimi, i është caktuar masa e dorëzanisë
29/10/2026 - 18:07

Driton Muharremi, mbrojtësi i Valon Llukës, ka bërë të ditur se klienti i tij është liruar nga masa e paraburgimit. Muharremi ka njoftuar se masa e paraburgimit i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Zhduket” Faruk Muçolli, zyrtari policor që i tha Arlinda Zekajt: Na ke lodhë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë