Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Operacion antikontrabandë në Gjakovë – Dogana kapë 121 telefona pa letra, detaje

29/10/2026 - 18:32
në Lajme
A A
Operacion antikontrabandë në Gjakovë – Dogana kapë 121 telefona pa letra, detaje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka ndaluar 121 telefona pa dokumentacion gjatë një operacioni antikontrabandë në Gjakovë.

Në njoftim shtohet se, përveç kontrolleve në lokalin afarist, kontrollet janë zgjeruar edhe në një banesë, të cilën pronari i biznesit e shfrytëzonte si depo për ruajtjen e mallrave, ku edhe në këtë lokacion është zbuluar një sasi e konsiderueshme telefonash celularë.

‘’ Në mesin e pajisjeve të ndaluara përfshihen telefona të rinj dhe të përdorur të markës Apple, si dhe telefona të markës Samsung. Në të dy lokacionet janë ndaluar gjithsej 121 telefona celularë, të cilët janë evidentuar individualisht përmes numrave identifikues IMEI dhe janë vendosur nën mbikëqyrje doganore për trajtim të mëtejmë në përputhje me legjislacionin në fuqi’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

DOGANA E KOSOVËS NDALON 121 TELEFONA CELULARË PA DOKUMENTACION PËRKATËS GJATË NJË OPERACIONI ANTIKONTRABANDË NË GJAKOVË

Gjakovë, 29 tetor 2026

Dogana e Kosovës, përmes njësive të Sektorit të Antikontrabandës, ka realizuar një operacion kontrolli në Gjakovë, gjatë të cilit janë ndaluar 121 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung, për të cilët nuk është paraqitur dokumentacion që dëshmon prejardhjen e tyre dhe përmbushjen e detyrimeve doganore.

Gjatë operacionit, zyrtarët doganorë kanë ushtruar kontroll në një subjekt afarist që merret me tregtimin e telefonave celularë dhe pajisjeve elektronike, ku është identifikuar një sasi e konsiderueshme telefonash celularë të modeleve të ndryshme.

Përveç kontrollit në lokalin afarist, kontrollet janë zgjeruar edhe në një banesë, të cilën pronari i biznesit e shfrytëzonte si depo për ruajtjen e mallrave. Edhe në këtë lokacion është zbuluar një sasi e konsiderueshme telefonash celularë.

Gjatë kontrollit dhe verifikimit fillestar, është konstatuar se pronari i biznesit nuk posedonte dokumentacion që dëshmonte origjinën dhe prejardhjen e ligjshme të këtyre pajisjeve, si dhe nuk kishte dëshmi për kryerjen e procedurave të zhdoganimit dhe pagesën e detyrimeve përkatëse doganore.

Në mesin e pajisjeve të ndaluara përfshihen telefona të rinj dhe të përdorur të markës Apple, si dhe telefona të markës Samsung.

Në të dy lokacionet janë ndaluar gjithsej 121 telefona celularë, të cilët janë evidentuar individualisht përmes numrave identifikues IMEI dhe janë vendosur nën mbikëqyrje doganore për trajtim të mëtejmë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurat përkatëse për verifikimin e prejardhjes së mallrave, përcaktimin e detyrimeve eventuale doganore dhe trajtimin e shkeljeve të dyshuara të legjislacionit doganor.

Ky operacion është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Doganës së Kosovës për luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme, identifikimin e mallrave pa dokumentacion përkatës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme dhe parandalimin e shmangies së detyrimeve doganore.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe ekonomisë joformale, mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës dhe garantimin e zbatimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.

JU REKOMANDOJMË

Kurti pranon raportet nga Gërvalla e Sveçla për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kurti pranon raportet nga Gërvalla e Sveçla për vrasjen e Arlinda Zekajt
29/10/2026 - 18:21

Zyra e Kryeministrit ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin e Arlinda Zekajt. Sipas njoftimit, raportet do...

Më shumëDetails

Avokati Muharremi: Valon Lluka është liruar nga paraburgimi, i është caktuar masa e dorëzanisë

Avokati Muharremi: Valon Lluka është liruar nga paraburgimi, i është caktuar masa e dorëzanisë
29/10/2026 - 18:07

Driton Muharremi, mbrojtësi i Valon Llukës, ka bërë të ditur se klienti i tij është liruar nga masa e paraburgimit. Muharremi ka njoftuar se masa e paraburgimit i...

Më shumëDetails

Votimi i Ligjit për Byronë, Kurti: Na vonuan, por s’na ndalin në synimin që pasurimi në Kosovë të jetë i drejtë

BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar
29/10/2026 - 17:37

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar me votimin në lexim të dytë në Kuvend të Ligjit për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Kurti,...

Më shumëDetails

Ky është zëvendëskomandanti Dervish Haxhijaj që u suspendua nga IPK

Ky është zëvendëskomandanti Dervish Haxhijaj që u suspendua nga IPK
29/10/2026 - 17:06

Policia e Kosovës (PK) me rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ka suspenduar 11 (njëmbëdhjetë) zyrtarë policorë, lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt. Sipas informacioneve...

Më shumëDetails

Protestuesit e bllokojnë hyrjen e Ministrisë së Drejtësisë: Donika jep dorëheqje!

Protestuesit e bllokojnë hyrjen e Ministrisë së Drejtësisë: Donika jep dorëheqje!
29/10/2026 - 17:02

Po vazhdon për të dytën ditë me radhë protesta pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit kanë bllokuar hyrjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe po kërkojnë dorëheqjen...

Më shumëDetails

Ky është drejtori rajonal i Policisë në Pejë, Agron Hasanaj, që u suspendua

Ky është drejtori rajonal i Policisë në Pejë, Agron Hasanaj, që u suspendua
29/10/2026 - 16:57

Agron Hasanaj, drejtor rajonal i Policisë së Kosovës në Pejë, është suspenduar nga detyra, në kuadër të veprimeve institucionale pas rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • “Zhduket” Faruk Muçolli, zyrtari policor që i tha Arlinda Zekajt: Na ke lodhë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “ProDiagnostic XS” në Prizren zbulohet se ofronte ekografi pa licencë, Inspektorati e gjobit vetëm me 1 mijë euro

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ministri Murati jep lajmin që po e presin të gjithë: Ja kur ekzekutohet paga e 13-të

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë