Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Vdekja e Arlindës s’mund të përfundojë si një tjetër raport në arkiva

30/10/2026 - 16:19
në Lajme
A A
PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Vdekja e Arlindës s’mund të përfundojë si një tjetër raport në arkiva
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës,(PDK), Besa Kabashi-Ramaj, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas dështimeve institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Kabashi-Ramaj, në një konferencë për media, ka theksuar se ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, ndonëse ka pranuar dështimet institucionale në këtë rast, ka shmangur përgjegjësinë politike që i takon si ministre dhe si Koordinatore Kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave.

“Kërkesa jonë është e qartë: dorëheqje të ministrave përgjegjës, hetim të plotë të çdo dështimi dhe veprim urgjent për mbrojtjen e jetës. Sepse Arlinda e pagoi me jetë dështimin e mbrojtjes. Asnjë funksion, asnjë post dhe asnjë pushtet politik nuk vlen më shumë se jeta e një qytetareje të Republikës së Kosovës”, tha Kabashi-Ramaj.

Ajo i ka bërë thirrje edhe kryeministrit Albin Kurti që të kërkojë dorëheqjen e këtyre dy ministrave, ndërsa në rast refuzimi, t’i shkarkojë ata.

“Ndarja e pushteteve nuk është ndarje nga përgjegjësia. Koordinimi nuk është titull ceremonial. Është përgjegjësi për të identifikuar mangësitë, për të kërkuar veprim dhe për të siguruar që mekanizmat e mbrojtjes të funksionojnë”, tha ajo.

Kabashi-Ramaj ka paralajmëruar angazhim për zbardhjen e plotë të përgjegjësive institucionale përmes komisionit hetimor për këtë rast.

“Arlindën nuk mund ta kthejmë. Por kemi një detyrim ndaj saj, ndaj familjes së saj dhe ndaj çdo gruaje e vajze në Republikën e Kosovës. Që vdekja e saj të mos përfundojë si një tjetër raport në arkivat e institucioneve”, shtoi Kabashi-Ramaj.

Duke iu referuar gjetjeve të bëra publike nga Inspektorati Policor i Kosovës, Kabashi-Ramaj ka renditur një varg dështimesh serioze, përfshirë moszbatimin e një urdhri mbrojtjeje, vonesat në ekzekutimin e një urdhri tjetër, mosshqyrtimin e kërkesës për rivlerësimin e rrezikut dhe mosndërmarrjen e masave të domosdoshme të sigurisë.

“Arlinda nuk kërkoi privilegj. Kërkoi atë që Kushtetuta dhe ligjet ia garantojnë çdo qytetari: mbrojtjen e jetës dhe sigurinë. Prandaj, sot kërkojmë përgjigje: Kush e dinte? Kur e dinte? Kush kishte detyrimin të vepronte? Dhe pse nuk veproi?”, shtoi ajo.

Kabashi-Ramaj tha se dorëheqja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, nuk mund ta amnistojë ministrin Xhelal Sveçla nga dështimet e njëpasnjëshme në këtë institucion.

“Gazmend Hoxha ka përgjegjësinë e vet. Ajo duhet të shqyrtohet deri në fund. Por drejtori i Policisë nuk mund të bëhet kurban i frikës së ministrit të tij për t’u përballur me përgjegjësinë politike. Nëse ministri e konsideron dorëheqjen të arsyeshme për drejtuesin e Policisë, duhet t’u shpjegojë qytetarëve pse përgjegjësia ndalet pikërisht te dera e zyrës së tij. Ministri nuk është penalisht përgjegjës për çdo veprim të një zyrtari policor. Por është politikisht përgjegjës për politikat, kushtet dhe drejtimin institucional në fushën që e udhëheqë”, theksoi deputetja e PDK-së.

Si shembull të keqmenaxhimit, ajo përmendi edhe anulimin e ceremonisë së diplomimit të 300 policëve të rinj për shkak të mungesës së uniformave.

“Nuk mund t’i marrësh meritat për sukseset dhe t’ua lësh vartësve të gjithë përgjegjësinë për dështimet!”, deklaroi ajo.

Sipas deputetes së PDK-së, shteti nuk mund të pretendojë se është i sigurt, i drejtë dhe demokratik, nëse gratë dhe vajzat nuk janë të sigurta në shtëpitë e tyre, në komunitetet e tyre dhe as kur kërkojnë ndihmën e institucioneve.

“Sepse dikush duhet ta japë sinjalin se mjaft është mjaft! Mjaft me arsyetime pas tragjedive! Mjaft me raporte që identifikojnë dështime, por nuk sjellin përgjegjësi! Mjaft me institucione që reagojnë vetëm pasi një grua ka humbur jetën!”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Policia në Pejë me drejtor të ri të përkohshëm pas suspendimit të Agron Hasanajt

Policia në Pejë me drejtor të ri të përkohshëm pas suspendimit të Agron Hasanajt
30/10/2026 - 18:26

Major Mirsad Kelmendi është caktuar në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. Ai vjen në këtë pozitë pas zhvillimeve të...

Më shumëDetails

Më shumë se 100 mijë njerëz në shesh, Italia paralizohet nga protestat

Më shumë se 100 mijë njerëz në shesh, Italia paralizohet nga protestat
30/10/2026 - 18:23

Më shumë se 100 mijë njerëz dolën në rrugë në Itali për të protestuar kundër qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni. Demonstratat më të mëdha u zhvilluan në Romë,...

Më shumëDetails

Vr@sja e Arlinda Zekajt bëhet sebep për t’i raportuar 155 raste me rrezikshmëri të lartë – a do të merren masa

Vr@sja e Arlinda Zekajt bëhet sebep për t’i raportuar 155 raste me rrezikshmëri të lartë – a do të merren masa
30/10/2026 - 18:11

155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë për dhunë në familje janë identifikuar në raportin që i është dorëzuar kryeministri Albin Kurti, nga ana e ministrisë së Brendshme...

Më shumëDetails

Arrestohet kosovari i kërkuar nga Luksemburgu për vjedhje

Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit
30/10/2026 - 17:57

Policia e Kosovës, me njesitet nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka njoftuar për arrestimin e një personi të kërkuaSipas njoftimit, rreth orës 16:30, është kapur shtetasi kosovar...

Më shumëDetails

Gazmend Hoxha flet pas dorëheqjes

Gazmend Hoxha flet pas dorëheqjes
30/10/2026 - 17:44

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje më 30 tetor, pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt – rast që nxiti protesta dhe kërkesa...

Më shumëDetails

Mbyllet për qarkullim tuneli i Kurrizit, kjo është arsyeja

Mbyllet për qarkullim tuneli i Kurrizit, kjo është arsyeja
30/10/2026 - 17:35

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tuneli “Idriz Gjilani”, në lagjen Dardania, do të mbyllet për qarkullim nga sonte në ora 18:00. Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nuk e fsheh më, Dolce shfaqet në momente intime me të dashurin (Foto +16)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Aksidenti me motoçikletë i merr jetën Beratit, vëllait të aktorit të njohur

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë