Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro

30/10/2026 - 17:04
në Lajme
A A
Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia holandeze është vënë në kërkim të pesë shtetasve serbë, të dyshuar për një grabitje spektakolare të stolive me vlerë miliona euro, në panairin e artit TEFAF, në qytetin holandez të Mastrihtit, në qershor të vitit 2022.

Policia ka publikuar emrat dhe fotografitë e katër burrave dhe një gruaje, të cilët janë përfshirë në listën evropiane të personave më të kërkuar. Bëhet fjalë për Aleksandar Ceniqin (50), Aleksandar Stojiljkoviqin (50), Dushko Dimitrijeviqin (50), Bratislav Stojanoviqin (41) dhe Ninosllava Joviqin (41)

Sipas autoriteteve holandeze, të dyshuarit besohet se ndodhen në Nish ose në rrethinën e Beogradit, raportojnë mediat.

Për informacione që do të çonin në arrestimin e njërit apo më shumë prej tyre, Prokuroria holandeze ka ofruar shpërblim prej 20 mijë eurosh.

Ngjarja ndodhi më 28 qershor 2022, gjatë panairit vjetor të artit TEFAF në Mastriht.

Të dyshuarit përdorën forcë të madhe për të thyer vitrinat e ekspozimit dhe për të marrë stolitë me vlerë miliona euro. Në mesin e sendeve të vjedhura ishte edhe një gjerdan, vlera e të cilit ishte vlerësuar në 27 milionë euro.

Gjatë hetimeve, autoritetet kanë arritur të gjejnë tri diamante të vjedhura, në Botsvanë, Hong Kong dhe Izrael.

Policia holandeze ka bërë të ditur se, pavarësisht bashkëpunimit intensiv me shtete të ndryshme dhe mbështetjes së Europolit dhe Eurojustit, deri më tani nuk ka arritur t’i arrestojë pesë të dyshuarit.

Meqenëse Serbia nuk i ekstradon shtetasit e saj në raste të tilla, hetuesit shpresojnë që ata të arrestohen në ndonjë shtet tjetër.

Dyshohet se ishin të përfshirë edhe në një grabitje të vitit 2020

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se në mars të vitit 2020 ishte tentuar një grabitje në të njëjtin panair të artit në Mastriht. Të paktën njëri prej pesë të dyshuarve dyshohet se kishte lidhje edhe me këtë rast.

Në gjurmët e tyre hetuesit kanë arritur përmes analizimit të komunikimeve në platformën e enkriptuar Sky ECC, të cilën policia kishte arritur ta depërtonte në vitin 2021.

Prokurori i përfshirë në hetime ka thënë se gjatë më shumë se katër vjetëve janë mbledhur shumë informacione dhe janë shqyrtuar pista të ndryshme hetimore.

Autoritetet shpresojnë se publikimi i fotografive dhe identiteteve të të dyshuarve do të ndihmojë në sigurimin e informacioneve të reja për lëvizjet e tyre dhe në arrestimin e tyre.

JU REKOMANDOJMË

Skandal: Në ELKOS të Ramiz Kelmendit gjenden mbi 3 mijë kg kofsha pule të mykura, urdhërohet tëheqja nga tregu

Skandal: Në ELKOS të Ramiz Kelmendit gjenden mbi 3 mijë kg kofsha pule të mykura, urdhërohet tëheqja nga tregu
30/10/2026 - 18:59

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë inspektimit në kompaninë Elkos ka gjetur prani në myjut në produktin kofshë pulë të ngrirë të markës Sandersin Farms me origjinë nga...

Më shumëDetails

Arrestohet në Maqedoni pronari i “Sante Plus”, spitali i tij u mbyll në Kosovë pas raportimeve të Veriu.info

Arrestohet në Maqedoni pronari i “Sante Plus”, spitali i tij u mbyll në Kosovë pas raportimeve të Veriu.info
30/10/2026 - 18:53

Pronari i rrjetit spitalor “Sante Plus”, Bilal Kara, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, pas më shumë se një viti në kërkim nga autoritetet shqiptare. Bashkë me të...

Më shumëDetails

Policia në Pejë me drejtor të ri të përkohshëm pas suspendimit të Agron Hasanajt

Policia në Pejë me drejtor të ri të përkohshëm pas suspendimit të Agron Hasanajt
30/10/2026 - 18:26

Major Mirsad Kelmendi është caktuar në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. Ai vjen në këtë pozitë pas zhvillimeve të...

Më shumëDetails

Më shumë se 100 mijë njerëz në shesh, Italia paralizohet nga protestat

Më shumë se 100 mijë njerëz në shesh, Italia paralizohet nga protestat
30/10/2026 - 18:23

Më shumë se 100 mijë njerëz dolën në rrugë në Itali për të protestuar kundër qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni. Demonstratat më të mëdha u zhvilluan në Romë,...

Më shumëDetails

Vr@sja e Arlinda Zekajt bëhet sebep për t’i raportuar 155 raste me rrezikshmëri të lartë – a do të merren masa

Vr@sja e Arlinda Zekajt bëhet sebep për t’i raportuar 155 raste me rrezikshmëri të lartë – a do të merren masa
30/10/2026 - 18:11

155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë për dhunë në familje janë identifikuar në raportin që i është dorëzuar kryeministri Albin Kurti, nga ana e ministrisë së Brendshme...

Më shumëDetails

Arrestohet kosovari i kërkuar nga Luksemburgu për vjedhje

Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit
30/10/2026 - 17:57

Policia e Kosovës, me njesitet nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka njoftuar për arrestimin e një personi të kërkuaSipas njoftimit, rreth orës 16:30, është kapur shtetasi kosovar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nuk e fsheh më, Dolce shfaqet në momente intime me të dashurin (Foto +16)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Aksidenti me motoçikletë i merr jetën Beratit, vëllait të aktorit të njohur

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • U.D. Kryeprokurorja e sapoemëruar ishte prokurore në rastin e vrasjes makabre të Donjeta Pajazitajt, reagon ashpër vëllai i të ndjerës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë