Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro

30/10/2026 - 17:04
në Lajme
A A
Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia holandeze është vënë në kërkim të pesë shtetasve serbë, të dyshuar për një grabitje spektakolare të stolive me vlerë miliona euro, në panairin e artit TEFAF, në qytetin holandez të Mastrihtit, në qershor të vitit 2022.

Policia ka publikuar emrat dhe fotografitë e katër burrave dhe një gruaje, të cilët janë përfshirë në listën evropiane të personave më të kërkuar. Bëhet fjalë për Aleksandar Ceniqin (50), Aleksandar Stojiljkoviqin (50), Dushko Dimitrijeviqin (50), Bratislav Stojanoviqin (41) dhe Ninosllava Joviqin (41)

Sipas autoriteteve holandeze, të dyshuarit besohet se ndodhen në Nish ose në rrethinën e Beogradit, raportojnë mediat.

Për informacione që do të çonin në arrestimin e njërit apo më shumë prej tyre, Prokuroria holandeze ka ofruar shpërblim prej 20 mijë eurosh.

Ngjarja ndodhi më 28 qershor 2022, gjatë panairit vjetor të artit TEFAF në Mastriht.

Të dyshuarit përdorën forcë të madhe për të thyer vitrinat e ekspozimit dhe për të marrë stolitë me vlerë miliona euro. Në mesin e sendeve të vjedhura ishte edhe një gjerdan, vlera e të cilit ishte vlerësuar në 27 milionë euro.

Gjatë hetimeve, autoritetet kanë arritur të gjejnë tri diamante të vjedhura, në Botsvanë, Hong Kong dhe Izrael.

Policia holandeze ka bërë të ditur se, pavarësisht bashkëpunimit intensiv me shtete të ndryshme dhe mbështetjes së Europolit dhe Eurojustit, deri më tani nuk ka arritur t’i arrestojë pesë të dyshuarit.

Meqenëse Serbia nuk i ekstradon shtetasit e saj në raste të tilla, hetuesit shpresojnë që ata të arrestohen në ndonjë shtet tjetër.

Dyshohet se ishin të përfshirë edhe në një grabitje të vitit 2020

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se në mars të vitit 2020 ishte tentuar një grabitje në të njëjtin panair të artit në Mastriht. Të paktën njëri prej pesë të dyshuarve dyshohet se kishte lidhje edhe me këtë rast.

Në gjurmët e tyre hetuesit kanë arritur përmes analizimit të komunikimeve në platformën e enkriptuar Sky ECC, të cilën policia kishte arritur ta depërtonte në vitin 2021.

Prokurori i përfshirë në hetime ka thënë se gjatë më shumë se katër vjetëve janë mbledhur shumë informacione dhe janë shqyrtuar pista të ndryshme hetimore.

Autoritetet shpresojnë se publikimi i fotografive dhe identiteteve të të dyshuarve do të ndihmojë në sigurimin e informacioneve të reja për lëvizjet e tyre dhe në arrestimin e tyre.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet kosovari i kërkuar nga Luksemburgu për vjedhje

Skenë si në filma në Prishtinë – pasagjeri i Audi-t ikën nga Policia, hedh sëpatën dhe lëndohet gjatë arrestimit
30/10/2026 - 17:57

Policia e Kosovës, me njesitet nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka njoftuar për arrestimin e një personi të kërkua Sipas njoftimit, rreth orës 16:30, është kapur shtetasi...

Më shumëDetails

Gazmend Hoxha flet pas dorëheqjes

Gazmend Hoxha flet pas dorëheqjes
30/10/2026 - 17:44

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje më 30 tetor, pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt – rast që nxiti protesta dhe kërkesa...

Më shumëDetails

Mbyllet për qarkullim tuneli i Kurrizit, kjo është arsyeja

Mbyllet për qarkullim tuneli i Kurrizit, kjo është arsyeja
30/10/2026 - 17:35

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se tuneli “Idriz Gjilani”, në lagjen Dardania, do të mbyllet për qarkullim nga sonte në ora 18:00. Sipas njoftimit të Komunës, mbyllja do...

Më shumëDetails

Përfaqësuese të Rrjetit të Grave kërkojnë ndryshimin e Kodit Penal te Haxhiu: Të përfshihet femicidi…

Përfaqësuese të Rrjetit të Grave kërkojnë ndryshimin e Kodit Penal te Haxhiu: Të përfshihet femicidi…
30/10/2026 - 17:28

Përfaqësuese të Rrjetit të Grave, kanë takuar sot kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun. Në njoftim bëhet e ditur se, gjatë takimit është diskutuar se çfarë mund të bëjë...

Më shumëDetails

Komandanti suprem i NATO-s për Evropë viziton Kosovën, ja cili ishte fokusi i vizitës

Komandanti suprem i NATO-s për Evropë viziton Kosovën, ja cili ishte fokusi i vizitës
30/10/2026 - 17:13

Komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë (SACEUR), Gjenerali Alexus G. Grynkewich, ka qëndruar për vizitë në Kosovë, ku është pritur nga komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

“Dorëheqje”: Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës

“Dorëheqje”: Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës
30/10/2026 - 17:10

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të kësaj ministrie, Donika Gërvalla. “Dorëheqje”, thirrën protestuesit. Ndërkaq, Gërvalla në konferencën e sotme mohoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Nuk e fsheh më, Dolce shfaqet në momente intime me të dashurin (Foto +16)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Aksidenti me motoçikletë i merr jetën Beratit, vëllait të aktorit të njohur

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë