Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

31/10/2026 - 15:29
në Lajme
A A
Tahiri: Fabrika e muni’cionit për efekt elektoral, fotografia e marrëveshjes i ngjanë banerave të fushatës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë për ngecjen e procesit të integrimit evropian, duke vlerësuar se deklaratat për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian nuk përputhen me vlerësimet e Komisionit Evropian për vendin.

Përmes një reagimi, Tahiri ka theksuar se aplikimi i Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat, i paraqitur gjatë mandatit të kësaj qeverie, nuk ka shënuar asnjë zhvillim dhe nuk pritet të ketë përparim.

Ai ka thënë se vlerësimet negative të përvitshme të Komisionit Evropian dëshmojnë mungesën e progresit në përmbushjen e kritereve për integrim evropian.

Postimi i plotë:

Po e degjoj në Këshillin Drejtues të VV-së, kryeministrin duke folur për integrimin e vendit në BE, hajgare!! Për këdo që ka njohuri minimale për procesin e integrimit evropian, nuk mund të ketë ndonjë hap përpara në asnjë proces, për aq kohë sa Raporti i Komisionit Evropian, nga viti në vit, e vlerëson negativisht progresin e vendit.

Kjo vlen edhe për aplikimin për statusin e vendit kandidat, të paraqitur nga kjo qeveri para BE-së, i cili jo vetëm që nuk ka marrë rrjedhë, por as që pritet të marrë.

Nëse vlerësimet e përvitshme të Komisionit Evropian do të ishin pozitive, heshtja e BE-së do të mund të interpretohej si kalkulim politik. Por, kur vlerësimi është katastrofal, kemi të bëjmë me një qëndrim të tërthortë refuzues ndaj kësaj objektive shtetërore.

Nuk mund të kërkosh anëtarësim në një klub, ndërkohë që çdo vit dështon të përmbushësh kriteret e tij. Kjo nuk është më thjesht ngecje e procesit, por është dështim i politikës shtetërore të integrimit. Në këto rrethana, integrimi evropian rrezikon të mbetet vetëm një slogan politik, ndërsa anëtarësimi në BE një objektiv i braktisur në praktikë.

Shkurt, me këtë qeveri, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Nuk mund t’i edukojmë vajzat të jenë të dëgjueshme e djemtë dominues

Kurti: Nuk mund t’i edukojmë vajzat të jenë të dëgjueshme e djemtë dominues
31/10/2026 - 16:15

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për vrasjen e Arlindës dhe problemin më të thellë shoqëror që, sipas tij, lidhet...

Më shumëDetails

Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)
31/10/2026 - 16:13

Kuvendi Komunal i Lipjanit në mbledhjen e mbajtur dje ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim për 99 vjet të 30 mijë metrave katrorë (3 hektarë) tokë komunale...

Më shumëDetails

BE pas ndryshimit politik në Serbi: Obligimet e Dialogut me Kosovën mbeten të njejta, procesi s’varet nga individët politikë

BE pas ndryshimit politik në Serbi: Obligimet e Dialogut me Kosovën mbeten të njejta, procesi s’varet nga individët politikë
31/10/2026 - 16:10

Bashkimi Evropian ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi nuk ndryshojnë bazat e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe obligimet që...

Më shumëDetails

Kurti i flet Tiranës: Të ndërtohet demokraci që i qëndron trysnisë së kapitalizmit e që s’i përkulet oligarkisë – VV s’ka dorë në protesta

Kurti i flet Tiranës: Të ndërtohet demokraci që i qëndron trysnisë së kapitalizmit e që s’i përkulet oligarkisë – VV s’ka dorë në protesta
31/10/2026 - 15:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e LVV’së ka folur edhe për protestat që po zhvillohen në Shqipëri. Kurti ka thënë se këto zhvillime Kosova i përcjell...

Më shumëDetails

Tensionohet situata përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, protestuesit i vendosin flakën kazanëve të plehrave, ndizen edhe tymuese

Tensionohet situata përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, protestuesit i vendosin flakën kazanëve të plehrave, ndizen edhe tymuese
31/10/2026 - 15:04

Kanë nisur tensionet përpara Ministrisë së Arsimit.Protestuesit i kanë vendosur flakën kazanëve të plehrave, ndërkohë që kanë ndezur edhe tymuese. Ndërkohë, më herët ka pasur përplasje mes studentëve...

Më shumëDetails

Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës
31/10/2026 - 15:00

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Kosovës. Ai pretendon se një veprim i tillë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kishte telashe me ish-bashkëshortin, Akil Gjakova- pjesë e protestës në Pejë edhe Suela Muminoviq

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dy të arrestuarit në Prishtinë ishin të dënuar me burgim të përjetshëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • FIT-i arreston në Prishtinë dy persona me rrezikshmëri të lartë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Neziri i LDK-së godet bashkëpartiakët: “Ju dy keni shkuar te Fatoni dhe i jeni vënë pas si qengjat”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë