Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Komisioni Evropian kërkon progres në dialog, kritika për Kosovën dhe Serbinë

31/10/2026 - 19:17
në Lajme
A A
Komisioni Evropian kërkon progres në dialog, kritika për Kosovën dhe Serbinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dialogu mbetet kusht kyç që Kosova dhe Serbia të përparojnë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa mungesa e progresit do të ketë kosto politike dhe ekonomike. Kjo thuhet, ndër të tjera, në draftraportet vjetore për Kosovën dhe Serbinë, që Komisioni Evropian do t’i publikojë më 4 nëntor.

Për Serbinë thuhet se ka vepruar në kundërshtim me detyrimet e saj, përfshirë lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës dhe në Interpol.

Sipas draftit, këto veprime dhe retorika e përsëritur nxitëse e zyrtarëve serbë kanë vazhduar të minojnë normalizimin. Serbia kritikohet gjithashtu se nuk ka ndërmarrë asnjë hap të rëndësishëm për të siguruar llogaridhënie për sulmin në Banjskë, në shtator të vitit 2023.

Situata në veri vlerësohet e qetë, por e brishtë. Kosovës i vihet në barrë se ka ndërmarrë në mënyrë të përsëritur veprime në kundërshtim me detyrimet nga dialogu, përfshirë aksione policore ndaj strukturave të mbështetura nga Serbia.

Në draft përmendet se nuk ka pasur përparim drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kosova ftohet ta nisë këtë proces, në përputhje me detyrimet nga dialogu.

Për statusin e strukturave të mbështetura nga Serbia në Kosovë, drafti thekson se ai duhet të trajtohet sipas marrëveshjeve të dialogut dhe ligjit të Kosovës, e jo me masa të pakoordinuara.

BE-ja kërkon konsultime të strukturuara me serbët e Kosovës dhe bashkëpunim të ngushtë me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun.

Për urën mbi lumin Ibër, BE-ja vlerëson se ajo duhet të hapet, por nevojitet koordinim më i mirë mes komunave dhe institucioneve qendrore.

Sipas draftit, Kosova nuk ka shënuar përparim në fushat themelore, ndërsa funksionimi i institucioneve është penguar nga fragmentimi politik.

JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Krumë të Hasit! Përmbyset mjeti sportiv, ndërron jetë 46-vjeçari nga Kosova, plagoset i vëllai

Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
31/10/2026 - 20:16

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç,...

Më shumëDetails

110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës

110 tonë ushqim për kafshë me përbërës me efekte kancerogjene AUV i kthen për Serbi kompanisë së Shkumbin e Alberin Haxhijahës
31/10/2026 - 20:07

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka kthyer për në Serbi 110 tonë ushqim për kafshë për shkak të aflatoksinës B1 mbi nivelin e lejuar, importuar...

Më shumëDetails

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)
31/10/2026 - 19:59

Policia u thirr për disa persona që po thyenin shishe në lokalin “Priview” në Prishtinë, por ndërhyrja e saj përfundoi me një zbulim tjetër. Një person që tentoi...

Më shumëDetails

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit rikthehen përpara Kryeministrisë, përplasen me policinë

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit rikthehen përpara Kryeministrisë, përplasen me policinë
31/10/2026 - 19:17

Pas shpërndarjes për disa minuta, protestuesit janë rikthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar tubimin me thirrje politike. Gjatë protestës, qytetarët kanë hedhur slogane kundër kryeministrit Edi...

Më shumëDetails

Edhe babai i kryeministrit, Zaim Kurti i pranishëm në takimin e sotëm të VV’së

Edhe babai i kryeministrit, Zaim Kurti i pranishëm në takimin e sotëm të VV’së
31/10/2026 - 19:03

Ditën e sotme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjës Vetëvendosje ka mbajtur një takim. Në këtë takim, ka qenë edhe Zaim Kurti, babai i kryeministri të vendit, dhe njëherësh...

Më shumëDetails

Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë

Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë
31/10/2026 - 18:04

Sonte po mbahet nata e katërt e protestës, ku qytetarët po vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e tjera që kanë qenë viktima...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    Komuna e Imri Ahmetit i jep 30 mijë m² tokë komunale pa qira për 99 vjet kompanisë së vajzës së Blerim Devollit (Dokument)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vidhen mbi 100 armë nga një depo në Gjakovë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dy të arrestuarit në Prishtinë ishin të dënuar me burgim të përjetshëm

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kishte telashe me ish-bashkëshortin, Akil Gjakova- pjesë e protestës në Pejë edhe Suela Muminoviq

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dyshohet se po përgatisnin sulm terr’orist, një kosovar në mesin e grupit që po e hetojnë autoritetet gjermane

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë