Politologu dhe redaktori i Gazetës Online Veriu.info, Musa Preteni, në një lidhje direkte për Euronews Albania ka komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti për protestat në Shqipëri.
Ai ka thënë se Kurti indirekt u ka dhënë mbështetje protestusve në Shqipëri, duke e konsideruar përparimin demokratik të Shqipërisë si detyrë historike kombëtare.
Preteni ka komentuar raportet mes Kurtit dhe Ramës, duke theksuar se asnjëri nuk kanë opozitë reale politike në vendet e tyre dhe si pasojë kanë rivalitet me njëri-tjetrin se cili do të jetë kingmaker-i i politikës kombëtare shqiptare.
Më poshtë mund të ndiqni deklarimin e tij të plotë:















