Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tenderi qindra mijëra eurosh për rrënime në Fushë-Kosovë: Komuna kontrakton 60 euro orën për punëtorët fizikë, ekskavatorin 150 euro për orë

03/11/2026 - 16:49
në Kryesore, Lajme
A A
Tenderi qindra mijëra eurosh për rrënime në Fushë-Kosovë: Komuna kontrakton 60 euro orën për punëtorët fizikë, ekskavatorin 150 euro për orë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Fushë Kosovës e udhëhequr nga Valon Prebreza i Lëvizjes Vetëvendosje ka nënshkruar me 26 tetor 2026 kontratën publike kornizë me çmim të pëshuar 262.50 euro dhe me vlerë indikative 250 mijë euro për rrënimin e objekteve pa leje ndërtimore dhe objekteve të tjera në Komunen e Fushë Kosovë, shkruan rajoni.org.

Kontrata mbartë nënshkrimin e zyrtarit Ismet Prebreza dhe Ermal Sylajt.

– Advertisement –

Sipas Kontratës së nënshkruar, të cilën rajoni.org e posedon, kontrata përfshin 19 pozicione të ndryshme. Për secilin pozicion është përcaktuar sasia dhe çmimi për njësi, ndërsa realizimi i punëve varet nga nevojat e Komunës.

Ky lloj kontraktimi mund të jetë teknikisht i ligjshëm, por shpesh krijon dyshime për qartësinë dhe arsyeshmërinë e shpenzimeve publike. Kjo ndodh sepse në kontrata me shumë pozicione, kompania që oferton në tender zakonisht e dijnë se cilat shërbime do të porositën shpesh dhe cilët pothuajse nuk do të porositën.

Pozicionet që dihet se do të porositen rrallë, shpesh ofertohen me çmime simbolike, ndonëse çmimi real në treg është shumë më i lartë. Këto shërbejnë për ta ulur çmimin e përgjithshëm të ofertës dhe për ta bërë atë konkurruese “në letër”. Ndërkohë, shërbimet që porositen vazhdimisht si këtë rast punëtoret fizik ofertohen me çmime dukshëm më të larta.

Sipas paramasës së siguruar, në disa pozicione çmimet e përcaktuara në kontratë ngrenë pikëpyetje për arsyeshmërinë ekonomike dhe mënyrën se si do të kontrollohen shpenzimet gjatë zbatimit të kontratës.

Një prej pozicioneve të dyshimta është angazhimi i punëtorëve fizikë, për të cilin në kontratë është përcaktuar çmimi prej 60 eurosh për orë. Për shërbim të njejtë Komuna e Prishtinës e ka të kontraktuar 30 euro për orë punë. Sipas përshkrimit të pozicionit, këta punëtorë do të angazhohen për për kryerjen e puneve fizike, bartje si: ngarkim/shkarkim i materialeve të ndryshe, bartje, punë me lopatë, sopat, cekan dore, prerese e metaleve (flex) të madhesive të ndryshme, aparat saldimit

Ajo çka e bënë të dyshimtë këtë pozicion është mos saktësimi nëse çmimi prej 60 eurosh për orë përllogaritet për një punëtor të vetëm apo për grup punëtorësh.

Nëse faturmi zbatohet vetëm për një punëtor, angazhimi i tij për tetë orë do të i kushtoj 480 euro , ndërsa angazhimi i pesë punëtorëve për një ditë pune tetëorëshe do të arrinte në 2.400 euro.

Screenshot

Screenshot
Çmime të dyshimta edhe në disa pozicione tjera

Lista e pozicioneve përfshin edhe shërbime të tjera që parashihen të përdoren gjatë rrënimit të objekteve.

Për shembull, bartja e materialeve të ndryshme, si dheu dhe mbetjet ndërtimore, brenda dhe jashtë territorit të Komunës së Fushë-Kosovës, në distancë deri në 20 kilometra, është paraparë me çmim prej 20 eurosh për metër kub. Ndërkaq, çmimi i përafërt i këtij shërbimi në treg është rreth 10 euro për metër kub.

Po ashtu, në dy pozicione të veçanta, angazhimi i ekskavatorëve të pajisur me mjete për rrënimin e objekteve është paraparë me çmim prej 150 eurosh për orë. Në anën tjetër, në kontratën e fundit të Komunës së Prishtinës, shërbimet e njëjta janë kontraktuar me çmime dukshëm më të ulëta, përkatësisht 20, 35 dhe 75 euro për orë.

Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot

JU REKOMANDOJMË

Zhvarrimet në Kalludër e Jabukë, raporte të reja vijnë nga Haga, identifikohen Adem Ademi, Fatmir Fazliu dhe Ali Haliti

Zhvarrimet në Kalludër e Jabukë, raporte të reja vijnë nga Haga, identifikohen Adem Ademi, Fatmir Fazliu dhe Ali Haliti
03/11/2026 - 18:51

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se janë identifikuar përmes analizave të ADN-së edhe tre anëtarë të Grupit të Intelektualëve, Adem Ademi, Fatmir Fazliu dhe...

Më shumëDetails

Mushkolaj ‘godet’ Kurtin: 6 vjet n’pushtet nuk janë në gjendje me siguru barna…

Mushkolaj ‘godet’ Kurtin: 6 vjet n’pushtet nuk janë në gjendje me siguru barna…
03/11/2026 - 18:30

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka ‘shpërthyer’ në akuza ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka numëruar një nga një dështimet e Qeverisë së Kosovës, të drejtuar nga Albin Kurti. “Gjashtë...

Më shumëDetails

Freedom House: Si mund të rigjallërohet demokracia serbe pas 14 viteve të pushtetit të Vuçiqit?

Freedom House: Si mund të rigjallërohet demokracia serbe pas 14 viteve të pushtetit të Vuçiqit?
03/11/2026 - 18:24

Muajin e kaluar, Lista e Studentëve në Serbi, një lëvizje opozitare e mbështetur nga të rinjtë, fitoi zgjedhjet parlamentare, duke i dhënë fund 14 viteve të qeverisjes së...

Më shumëDetails

Jashari takohet me gjeneralmajorin amerikan, i ndan Medalje për shërbim vetëmohues

Jashari takohet me gjeneralmajorin amerikan, i ndan Medalje për shërbim vetëmohues
03/11/2026 - 18:15

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni të larta ushtarake në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, gjeneralmajorin Osborn, agjutantin e përgjithshëm...

Më shumëDetails

Beteja për pronën e shtrenjtë ku mbesa i hodhi në gjyq Ethem Çekun me vëllëzër | Dokumenti i kontestuar për falsifikim shkon në Forenzikë

Beteja për pronën e shtrenjtë ku mbesa i hodhi në gjyq Ethem Çekun me vëllëzër | Dokumenti i kontestuar për falsifikim shkon në Forenzikë
03/11/2026 - 18:03

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur që nënshkrimi i Musli Çekut në dokumentin e trashëgimisë të dërgohet për ekzaminim në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë. Për këtë qëllim,...

Më shumëDetails

Enver Hasani për gazetën malazeze: S’ka udhëheqës të gjithë shqiptarëve në rajon

Enver Hasani për gazetën malazeze: S’ka udhëheqës të gjithë shqiptarëve në rajon
03/11/2026 - 17:55

Në opinionin politik të rajonit po shtrohet gjithnjë e më shpesh çështja e rivalitetit ndërmjet politikanëve kryesorë shqiptarë, veçanërisht kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrit të Kosovës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    373 Shpërndaje
    Shpërndaje 149 Tweet 93
  • Leonora Jakupi ndahet nga burri pas 10 vitesh? Këngëtarja reagon ashpër (foto)

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Deklarimi i Demirit në Polici: Dy trupat i gjeta në dhomë, s’jam fajtor

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Kurti emëron zv.ministren e Shëndetësisë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ekskluzive: Kontrata skandaloze e Përparim Ramës për ndriçimin publik, rritje astronomike e çmimeve deri në 191 mijë e 566% për një pozicion

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë