Pas skandalit me mossigurimin e unifromave, gjenerata e 63-të në Policinë e Kosovës, po përballet tashmë me një tjetër telashe.
Mësohet se 395 kadetët e rinj të Policisë së Kosovës tashmë janë njoftuar për një tjetër vendim të PK-së.
Në këtë vendim, PK njofton kadetët se nuk kanë mundësi t’i marrin më shumë se dy familjarë në njërën prej ceremonive kryesore të jetës së tyre.
Ky vendim sipas burimve të GazetësDemos, ka për arysetim këtë paragraf: “Salla nuk është plotësisht e lirë dhe nuk zënë shumë njerëzi, secili kadet policor lejohet t’i ketë deri në dy persona/familjarë”.
Ndryshe, kjo ceremoni pritet të mbahet më 6 nëntor, me fillim nga ora 16:30, në Sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.
Provat e kadetëve, bashkë me kujdestarin e klasës fillojnë që nga ora 14:00.
Data e paracaktuar për këtë ceremoni ishte 30 tetori, teksa mungesa e furnizimit me uniforma e shtyu për shtatë ditë.












