Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tenderët e KEK-ut nën dyshimet për 40 milionë euro dëm, hetimi mbetet i bllokuar – kompanitë mbahen të fshehta

04/11/2026 - 15:46
në Lajme
A A
Tenderët e KEK-ut nën dyshimet për 40 milionë euro dëm, hetimi mbetet i bllokuar – kompanitë mbahen të fshehta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rreth 30 tenderë të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe deri në 25 operatorë ekonomikë janë identifikuar nga Autoriteti i Konkurrencës si pjesë e procedurave ku ekzistojnë dyshime për koordinim të ofertave dhe cenim të konkurrencës. Dëmi potencial ndaj buxhetit të KEK-ut, sipas vlerësimeve paraprake, mund të arrijë në rreth 40 milionë euro. Megjithatë, hetimi formal ende nuk ka nisur, ndërsa Autoriteti refuzon të bëjë publikë emrat e kompanive dhe tenderët e dyshuar.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga Autoriteti i Konkurrencës së Republikës së Kosovës (AKRK), në një përgjigje zyrtare për Kujdestari, pas kërkesës së redaksisë për qasje në dokumente publike.

Më 29 tetor 2026, Kujdestari.info i është drejtuar Autoritetit duke kërkuar listën e tenderëve të KEK-ut të monitoruar gjatë periudhës 2020-2025, emrat e plotë të kompanive pjesëmarrëse, titujt dhe numrat identifikues të aktiviteteve të prokurimit, si dhe vlerat e tenderëve për të cilët janë evidentuar dyshime serioze për manipulim të konkurrencës.

Por, Autoriteti nuk ka ofruar qasje në dokumentet dhe të dhënat e kërkuara. Në vend të tyre, institucioni ka dhënë informacione për rezultatet paraprake të monitorimit dhe arsyet që, sipas tij, po pengojnë vazhdimin e procedurave.

Në përgjigjen për Kujdestari.info, Autoriteti ka konfirmuar se monitorimi ka filluar pas kërkesës së vetë udhëheqësisë së KEK-ut, e cila kishte ngritur dyshime për parregullsi dhe koordinim të mundshëm ndërmjet kompanive në procedurat e prokurimit.

Sipas institucionit, gjatë këtij procesi janë pranuar dhe shqyrtuar qindra procedura të prokurimit të zhvilluara nga KEK-u.

Pas analizave fillestare dhe shqyrtimit më të hollësishëm të disa procedurave, grupi punues ka identifikuar rreth 30 tenderë dhe 18 deri në 25 operatorë ekonomikë për të cilët janë evidentuar dyshime për koordinim të mundshëm të ofertave.

Dëmi potencial i dyshuar ndaj buxhetit të KEK-ut, sipas vlerësimeve paraprake të grupit punues, arrin në rreth 40 milionë euro.

Autoriteti nuk i zbulon emrat e kompanive dhe tenderët e dyshuar

Pavarësisht kërkesës për identifikimin e operatorëve ekonomikë dhe procedurave konkrete të prokurimit, Autoriteti ka refuzuar t’i bëjë publike këto informacione në fazën aktuale.

Institucioni e ka arsyetuar mosdhënien e të dhënave me ndjeshmërinë e rastit dhe mundësinë që publikimi i tyre të ndikojë në veprimet e ardhshme procedurale.

“Sa i përket kërkesës për emrat e operatorëve ekonomikë, titujt e plotë të aktiviteteve të prokurimit dhe numrat identifikues të tenderëve, për momentin nuk mund të ofrojmë këto të dhëna”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

Sipas Autoritetit, publikimi i informatave në këtë fazë mund të cenojë zhvillimin e mëtejmë të procedurave dhe efektivitetin e veprimeve hetimore që mund të ndërmerren.

Kështu, ndonëse institucioni ka identifikuar dhjetëra procedura dhe kompani ndaj të cilave ekzistojnë dyshime, publiku ende nuk e di se për cilët tenderë bëhet fjalë, cilat kompani kanë marrë pjesë në to dhe sa është vlera individuale e secilës procedurë.

Konflikti i interesit i nënkryetares po pengon hapjen e hetimit
Një nga zhvillimet më të rëndësishme që del nga përgjigjja e Autoritetit lidhet me arsyet e mosnisjes së hetimit formal.

Sipas institucionit, pengesa për vendimmarrje lidhet me konfliktin e interesit të vetëdeklaruar nga nënkryetarja e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Kaltrina Sela.

Autoriteti ka konfirmuar se tri kompani të familjes së saj të ngushtë janë pjesë e operatorëve ekonomikë të përfshirë në aktivitetet e monitorimit të tenderëve të KEK-ut.

Në përgjigjen, institucioni sqaron se vendimi për hapjen e procedurës hetimore, sipas Ligjit nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, është kompetencë e Komisionit.

Megjithatë, përjashtimi nga vendimmarrja për shkak të konfliktit të interesit, i kombinuar me kërkesat ligjore për kuorum, ka pamundësuar shqyrtimin e kërkesës për hapjen e hetimit.

Autoriteti e përshkruan këtë situatë si pengesë institucionale, duke konfirmuar se kompanitë e lidhura me familjen e nënkryetares mund të jenë subjekt i një procedure të ardhshme hetimore.

Autoriteti nuk i ka identifikuar tri kompanitë e përmendura dhe as nuk ka sqaruar se në cilat procedura konkrete të KEK-ut kanë marrë pjesë ato.

Vetëdeklarimi i konfliktit të interesit nuk përbën dëshmi se nënkryetarja apo kompanitë e familjarëve të saj kanë kryer shkelje.

Nga rreth 800 tenderë në 30 procedura me dyshime
Çështja e tenderëve të KEK-ut ishte bërë publike që në vitin 2025.

Media kishte raportuar më herët se udhëheqësia e KEK-ut i ishte drejtuar Autoritetit të Konkurrencës për shqyrtimin e rreth 800 tenderëve, me vlerë të përgjithshme mbi 200 milionë euro.

Dyshimet lidheshin me praktikat e njohura si bid-rigging, përkatësisht marrëveshjet e ndaluara ndërmjet kompanive për të ndikuar në rezultatet e procedurave të prokurimit.

Në mesin e praktikave të dyshuara ishin tërheqja e koordinuar e ofertave, rotacioni i fituesve, ndarja e tenderëve ndërmjet kompanive dhe paraqitja e ofertave që krijojnë vetëm përshtypjen e konkurrencës.

Tani, në përgjigjen më të fundit, institucioni ka dhënë një vlerësim tjetër: rreth 30 procedura të prokurimit, deri në 25 operatorë ekonomikë dhe rreth 40 milionë euro dëm potencial të dyshuar.

Komisioni i bllokuar prej kohësh

Problemet me funksionimin e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës janë raportuar edhe më herët.

Në korrik 2026, KALLXO publikoi një hulumtim sipas të cilit Komisioni nuk kishte mbajtur mbledhje që nga 29 prilli 2025.

Sipas atij raportimi, dy anëtarë të Komisionit kishin dhënë dorëheqje, ndërsa konfliktet e interesit dhe mungesa e kuorumit kishin ndikuar në pamundësinë e vendimmarrjes.

Në të njëjtin hulumtim ishin trajtuar edhe mosmarrëveshjet institucionale lidhur me konfliktin e interesit të nënkryetares Kaltrina Sela në raste të tjera, përfshirë sektorin e telekomunikimeve.

Sela kishte kundërshtuar konstatimet për konfliktin e interesit në atë rast dhe kishte deklaruar se Gjykata Themelore e kishte anuluar opinionin përkatës të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Rasti ishte raportuar se ndodhej në Gjykatën e Apelit pas ankesës së Agjencisë.

Ndërkohë, përgjigjja e fundit e Autoritetit konfirmon se pengesat në vendimmarrje vazhdojnë të ndikojnë drejtpërdrejt edhe në trajtimin e tenderëve të KEK-ut.

JU REKOMANDOJMË

Policët e rinj ‘urdhërohen’ t’i marrin vetëm nga dy familjarë në sallën e diplomimit: Sallën nuk e kemi plotësisht të lirë

Policët e rinj ‘urdhërohen’ t’i marrin vetëm nga dy familjarë në sallën e diplomimit: Sallën nuk e kemi plotësisht të lirë
04/11/2026 - 15:23

Pas skandalit me mossigurimin e unifromave, gjenerata e 63-të në Policinë e Kosovës, po përballet tashmë me një tjetër telashe. Mësohet se 395 kadetët e rinj të Policisë...

Më shumëDetails

Fshehu pensionin dhe shtëpinë në Kosovë, Austria ia ndal socialin mërgimtarit

Fshehu pensionin dhe shtëpinë në Kosovë, Austria ia ndal socialin mërgimtarit
04/11/2026 - 15:04

Autoritetet në qytetin e Welsit, në Austri, ia kanë ndërprerë ndihmën sociale një personi që kishte fshehur pronën dhe të ardhurat nga pensioni në Kosovë. Përveç ndërprerjes së...

Më shumëDetails

Rama ankohet për presion: Drejtoreshën e Investimeve Kapitale po e thërrasin në hetuesi një ditë po e një ditë jo!

Rama ankohet për presion: Drejtoreshën e Investimeve Kapitale po e thërrasin në hetuesi një ditë po e një ditë jo!
04/11/2026 - 14:58

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se prokuroria dje i ka mbajt me orë në intervistë punëkryesin dhe menaxherin e “Ishullit Urban” projektit që u jep qasje...

Më shumëDetails

Si u zhvillua në “afat rekord” aksioni për kapjen e drogës që ishte transportuar nga Irani në Kosovë? Prokuroria jep detaje

Si u zhvillua në “afat rekord” aksioni për kapjen e drogës që ishte transportuar nga Irani në Kosovë? Prokuroria jep detaje
04/11/2026 - 14:25

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ka zhvilluar një aksion kundër një grupi të dyshuar kriminal ndërkombëtar, i...

Më shumëDetails

Apeli vendos per Vlora Hysenin

Apeli vendos per Vlora Hysenin
04/11/2026 - 14:23

Apeli i Posaçëm ka dhënë sot vendimin për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni. Sipas Top Channel, për Hysenin në është në fuqi masa e arrestit në shtëpi, vendim...

Më shumëDetails

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës
04/11/2026 - 13:23

Flaka Fazlija, e bija e doktorit të luftës, Fatmir Fazlija, ka rrëfyer në Klan Kosova për babanë e saj, një ditë pasi u gjetën mbetje mortore të tij,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Beteja për pronën e shtrenjtë ku mbesa i hodhi në gjyq Ethem Çekun me vëllëzër | Dokumenti i kontestuar për falsifikim shkon në Forenzikë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Gazetarja e njohur: Një ministër më propozoi marrëdhënie treshe në hotel

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Përfitoi grant 75 mijë euro kur ishte ministër, dy vite më pas fiton tender 253 mijë euro në komunën që drejtohet nga po i njëjti

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë