Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga Moska, Vulin mohon arratisjen, por nuk tregon nëse do të kthehet në Beograd

05/11/2026 - 08:56
në Lajme
A A
Nga Moska, Vulin mohon arratisjen, por nuk tregon nëse do të kthehet në Beograd
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kreu i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) në Serbi, Aleksandar Vulin, i njohur për afërsinë e tij me Moskën dhe qëndrimet pro-ruse, ka mbërritur në kryeqytetin rus, pas incidentit me aeroplanin e Air Serbias që u kthye në Beograd gjatë fluturimit drejt Moskës.

Vulin, i cili aktualisht drejton Lëvizjen Socialiste dhe është kryetar i Bordit Mbikëqyrës të kompanisë Srbijagas, ka reaguar nga Moska, duke mohuar se kishte tentuar të largohej nga Serbia për t’iu shmangur ndonjë kontrolli apo hetimi.

Ai ka akuzuar autoritetet serbe për presion politik dhe përhapje të, siç i quajti, gënjeshtrave lidhur me udhëtimin e tij.

“Pas një nate të tërë të keqtrajtimit nga pushteti i ri, ja ku jam, megjithatë në Moskë. Kjo ishte një natë gënjeshtrash dhe dhune, gjatë së cilës pretendonin se në një çantë të vogël shpine kisha transportuar miliona euro dhe dhjetëra kilogramë ar”, deklaroi Vulin.

Ai pretendoi se qindra pasagjerë në aeroplan ishin keqtrajtuar për shkak të interesave politike.

Duke mohuar se kishte ikur nga Serbia, Vulin tha se nuk mund të largohej nga vendi pa fëmijët e tij.

“Unë nuk kam shkuar askund, nuk kam ikur askund. Ata që publikojnë këto pretendime në Twitter ndoshta nuk kanë familje, sepse po të kishin fëmijë, do ta dinin se njeriu nuk mund të largohet pa fëmijët e tij. Mund të shkosh në një ndeshje, por nuk mund të jetosh pa djemtë e tu. Ashtu siç nuk mund të jetosh pa Serbinë”, tha ai.

Rasti lidhet me fluturimin JU134 të Air Serbias, i cili të martën në mbrëmje ishte nisur nga aeroporti “Nikola Tesla” në Beograd drejt Moskës, por u detyrua të kthehej në kryeqytetin serb, pasi kishte hyrë në hapësirën ajrore evropiane, pranë kufirit mes Lituanisë dhe Bjellorusisë.

Sipas raportimeve të mediave serbe, kthimi i aeroplanit lidhet me dyshimet për shkelje të procedurave të sigurisë në aeroportin e Beogradit.

Prokuroria e Tretë Themelore Publike ka konfirmuar se do të kryejë verifikime shtesë për këtë rast.

Sipas njoftimit të saj, policia kishte informuar prokurorin kujdestar se vendimi për kthimin e aeroplanit ishte marrë pas shqyrtimit të pamjeve të kamerave të sigurisë.

Në to dyshohet se shihej njëri prej udhëtarëve duke kaluar kontrollin e sigurisë i shoqëruar nga një zyrtar i BIA-s, pa iu nënshtruar kontrollit të zakonshëm. Për më tepër, gjatë kalimit të tij ishte aktivizuar alarmi i sigurisë, por nuk ishte kryer kontroll i mëtejshëm.

Portali “Nova.rs” raportoi se bëhej fjalë pikërisht për Aleksandar Vulin. Në aeroplan ndodheshin edhe drejtori i Srbijagasit, Dušan Bajatović, dhe kryetari i Partisë Popullore Serbe, Nenad Popović.

Prokuroria pritet të sqarojë rrethanat e plota të incidentit dhe pretendimet për shmangien e procedurave të kontrollit të sigurisë.

JU REKOMANDOJMË

Mbi 20 të arrestuar në aksionin e madh kundër bixhozit

Mbi 20 të arrestuar në aksionin e madh kundër bixhozit
05/11/2026 - 09:52

Mbrëmë rreth orës 18:00, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të këtij qyteti, ka zhvilluar një aksion në tri qytete të vendit –...

Më shumëDetails

Kolektivi Feminist kërkon përgjegjësi nga KPK-ja për vr’asjen e Arlinda Zekajt

Kolektivi Feminist kërkon përgjegjësi nga KPK-ja për vr’asjen e Arlinda Zekajt
05/11/2026 - 09:32

Aktivistet e Kolektivit Për Mendim dhe Veprim Feminist kanë shkuar sot para objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) Ato aty po kërkojnë nga Policia e Kosovës që...

Më shumëDetails

“27.6 milionë euro kostoja e energjisë elektrike vetëm gjatë shtatorit”

“27.6 milionë euro kostoja e energjisë elektrike vetëm gjatë shtatorit”
05/11/2026 - 09:19

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me kostot e energjisë elektrike gjatë muajit shtator. Përmes një postimi në profilin e saj në...

Më shumëDetails

Abdul El-Sayed e bën për “pesë pare” një gazetar, videoja bëhet virale në tërë botën

Abdul El-Sayed e bën për “pesë pare” një gazetar, videoja bëhet virale në tërë botën
05/11/2026 - 09:14

Senatori i sapozgjedhur amerikan Abdul El-Sayed pati një debat të ashpër me një gazetar të Sky News në prag të fitores së tij në zgjedhjet e Senatit në...

Më shumëDetails

CNN: Vance e hedh Trumpin nën autobus duke nisur fushatën presidenciale për vitin 2028

CNN: Vance e hedh Trumpin nën autobus duke nisur fushatën presidenciale për vitin 2028
05/11/2026 - 09:11

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, të mërkurën, shqyrtoi rrënojat e koalicionit MAGA dhe shprehu mendimet e tij në një postim të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale, i cili shënoi nisjen...

Më shumëDetails

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për fajde në Prizren, kishin manipuluar edhe me prova

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për fajde në Prizren, kishin manipuluar edhe me prova
05/11/2026 - 09:06

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, të dyshuar për fajde dhe manipulim me prova, në një rast ku dyshohet se të dëmtuarve u është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga kontrata 54 mijë euro te posti i konsullit: Si përfitoi aktivisti i Guxo-s nga pushteti i Pecit, Gërvallës dhe Konjufcës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë