Mbrëmë rreth orës 18:00, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të këtij qyteti, ka zhvilluar një aksion në tri qytete të vendit – Prizren, Suharekë dhe Dragash.
Aksioni kishte të bënte me veprimtarinë ilegale të bixhozit.
Klan Kosova ka mësuare se në këtë aksion janë bastisur rreth 20 lokacione në tri qytetet e sipërpërmendura, ndërsa janë arrestuar edhe mbi 20 persona.
“Sot veç është përmbyllja e hetimeve dhe numri më i madh i vendeve të bastisura është në Suharekë”, ka thënë policia.













