Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Taksisti i SCAN Taxi i shmanget kontrollit të policisë në Prishtinë, tentoi të ikë edhe në këmbë- i gjenden mbi gjysmë kilogrami marihuanë

09/11/2026 - 10:46
në Lajme
A A
Taksisti i SCAN Taxi i shmanget kontrollit të policisë në Prishtinë, tentoi të ikë edhe në këmbë- i gjenden mbi gjysmë kilogrami marihuanë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një shofer i kompanisë SCAN Taxi ka përfunduar në prangat e Policisë në Prishtinë, pasi fillimisht i është shmangur një pike kontrolli, ndërsa më pas ka tentuar të largohet me vrap kur zyrtarët policorë kanë kërkuar kontrollimin e veturës së tij private.

Sinjali raporton me burime se i arrestuari është Gentrit Jashari, 21-vjeçar, i cili është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 20:20, në rrugën “Ramiz Cernica” në Prishtinë.

Sipas raportimit, zyrtarët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë kishin vendosur një pikë kontrolli kur drejtuesi i një taksie të kompanisë SCAN Taxi, të markës Dacia, sapo kishte vërejtur Policinë, kishte ndryshuar drejtimin duke hyrë në një rrugë dytësore

Megjithatë, dyshimet e policëve kishin vazhduar dhe ata kishin kërkuar kontrollimin e një veture tjetër, Audi A6 me ngjyrë të zezë, në pronësi të prindit të të dyshuarit, e cila ndodhej e parkuar në hapësirën e kompanisë.

Në momentin kur zyrtarët policorë i kërkuan ta hapte automjetin, 21-vjeçari nisi të vraponte për t’u larguar.

Pas një ndjekjeje prej rreth 300 metrash, ai u ndalua dhe u arrestua, megjithëse sipas informacioneve policore kishte bërë rezistencë gjatë arrestimit.

553 gramë marihuanë në çantën e lënë në ulësen e pasagjerit

Gjatë kontrollimit të Audi-së, Policia gjeti në ulësen e pasagjerit një çantë, brenda së cilës ndodhej një qese me 553 gramë substancë të dyshuar marihuanë.

Substanca është sekuestruar nga krimteknika, ndërsa Policia ka konfiskuar edhe automjetin.

Më pas, hetuesit e Njësisë Antidrogë kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse, por nuk kanë gjetur sende të tjera të dyshimta.

Pas konsultimit me Prokurorinë, ndaj Gentrit Jasharit është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet i shtrirë një burrë në Prishtinë, ndërron jetë në QKUK – Trupi dërgohet në IML për obduksion

Policia deklarohet për përleshjen mes dy kirurgëve në QKUK
09/11/2026 - 10:32

Një burrë është gjetur i shtrirë dje rreth orës 23:17 në Prishtinë. Në vendngjarje ka dal Policia dhe emergjenca dhe e kanë dërguar viktimën në QKUK pasi kishte...

Më shumëDetails

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar
09/11/2026 - 10:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të shtetasve kosovarë që jetojnë dhe veprojnë në Francë. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Kurti ka...

Më shumëDetails

Tragjedi në Vushtrri, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij – Policia nis hetimet

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
09/11/2026 - 10:02

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën pasdite në Vushtrri, ku një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Policia po e heton rastin si...

Më shumëDetails

Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë

Kurti takon diasporën në Francë, kërkon investime në Kosovë: Shteti do t’ua garantojë kreditë
09/11/2026 - 09:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Francë, ka takuar përfaqësues të mërgatës shqiptare, me të cilët ka diskutuar për përfshirjen më të madhe të diasporës...

Më shumëDetails

“Prej nesër kam me u marrë me ty” – kërcënohet polici në Prizren, ky është 22-vjeçari që përfundoi në pranga

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
09/11/2026 - 09:34

Një intervenim i Policisë në fshatin Landovicë të Prizrenit ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari, i cili dyshohet se ka kërcënuar një zyrtar policor pasi ky i...

Më shumëDetails

Ymeri e LDK-së: Pas 152 vjetësh, në Kosovë ndërpritet qarkullimi i trenave

Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
09/11/2026 - 09:22

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar pas situatës së krijuar me transportin hekurodhor në Kosovë, i cili pritet të ndërpritet sot për shkak të grevës së punëtorëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje të reja nga garat ilegale në Prishtinë, dyshohet se BMW-ja e goditi qëllimshëm veturën “Seat” (Video)

    Pamje të reja nga garat ilegale në Prishtinë, dyshohet se BMW-ja e goditi qëllimshëm veturën “Seat” (Video)

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Kush është Selman Ajvazi dhe çfarë roli ka në parapolitikën e Faton Pecit, ndërsa vëllai i tij përfitoi kontratë 54 mijë euroshe dhe u bë diplomat?

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Publikohen rezultatet, këta janë prokurorët e rinj që kaluan testin kualifikues

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    260 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë