Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vaki kosovare: Shkoi ta hiqte dhëmbin, përfundoi në Polici – 27-vjeçari e tërheq motrën për flokësh dhe e nxjerr zvarrë nga ordinanca

09/11/2026 - 12:30
në Lajme
A A
Vaki kosovare: Shkoi ta hiqte dhëmbin, përfundoi në Polici – 27-vjeçari e tërheq motrën për flokësh dhe e nxjerr zvarrë nga ordinanca
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një vizitë te dentisti në Klinë ka përfunduar me një incident të rëndë familjar, pasi një 27-vjeçar dyshohet se ka sulmuar motrën e tij brenda një ordinance stomatologjike, duke e tërhequr për flokësh dhe duke e nxjerrë zvarrë jashtë lokalit.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 17:48, në rrugën “Sadik Rama” në Klinë, në ordinancën stomatologjike “Keka Med”.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, vëllai dhe motra kishin shkuar së bashku në ordinancë, ku 27-vjeçari kishte planifikuar të hiqte një dhëmb.

Mirëpo, gjatë qëndrimit aty, mes tyre kishte nisur një mosmarrëveshje verbale, e cila më pas ishte përshkallëzuar në dhunë fizike.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari, A.D. (27), dyshohet se e ka kapur motrën e tij, J.D. (37), për flokësh dhe e ka tërhequr zvarrë deri jashtë ordinancës.

Pas raportimit të incidentit, në vendngjarje ka intervenuar patrulla policore, e cila i ka shoqëruar të dy në Stacionin Policor në Klinë.

Vëllai dhe motra janë intervistuar nga hetuesi përgjegjës për rastet e dhunës në familje, ndërsa për ngjarjen është njoftuar Prokuroria.

Me vendim të Prokurorisë, ndaj 27-vjeçarit është iniciuar rasti për veprën penale “Dhuna në familje” dhe ai është ndaluar për 48 orë.

Motra e tij, pas përfundimit të procedurave policore, është kthyer në shtëpinë e saj.

Shënim: Personi prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me aktgjykim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Çitaku pret në takim një delegacion nga IRI: PDK po hyn në një periudhë të rëndësishme, do ta zgjedhë lidershipin e ri

Çitaku pret në takim një delegacion nga IRI: PDK po hyn në një periudhë të rëndësishme, do ta zgjedhë lidershipin e ri
09/11/2026 - 12:01

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka pritur në takim një delegacion të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), të kryesuar nga drejtori...

Më shumëDetails

Pikëpamjet socialiste që Xhevat Prekazi i shprehu deri dy ditë para vdekjes: Jam ushtar i Titos, do të vdes si jugosllav

Pikëpamjet socialiste që Xhevat Prekazi i shprehu deri dy ditë para vdekjes: Jam ushtar i Titos, do të vdes si jugosllav
09/11/2026 - 11:45

Një prej emrave të paharrueshëm të futbollit, Xhevat Prekazi, kavdekur në moshën 70-vjeçare. Prekazi, i cili fitoi famë ndërkombëtare me paraqitjet e tij te Partizani, Hajduk Spliti dhe...

Më shumëDetails

Hoti akuzon qeverinë “Kurti” për dështim: Asnjë projekt s’ka përfunduar ende

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje
09/11/2026 - 11:28

Avdullah Hoti e ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti për dështimë të vazhdueshme. Deputeti i LDK-së ka thënë se kjo qeveri po e mashtron veten dhe...

Më shumëDetails

Arsim Bajrami me tetë propozime për fazën e Apelit për ish-krerët e UÇK-së

Arsim Bajrami me tetë propozime për fazën e Apelit për ish-krerët e UÇK-së
09/11/2026 - 10:58

Ish-ministri dhe ish-anëtari i PDK-së, Arsim Bajrami ka dalur me tetë propozime për mbrojtje në gazën e Apelit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Sipas tij, komisioni i...

Më shumëDetails

Taksisti i SCAN Taxi i shmanget kontrollit të policisë në Prishtinë, tentoi të ikë edhe në këmbë- i gjenden mbi gjysmë kilogrami marihuanë

Taksisti i SCAN Taxi i shmanget kontrollit të policisë në Prishtinë, tentoi të ikë edhe në këmbë- i gjenden mbi gjysmë kilogrami marihuanë
09/11/2026 - 10:46

Një shofer i kompanisë SCAN Taxi ka përfunduar në prangat e Policisë në Prishtinë, pasi fillimisht i është shmangur një pike kontrolli, ndërsa më pas ka tentuar të...

Më shumëDetails

Gjendet i shtrirë një burrë në Prishtinë, ndërron jetë në QKUK – Trupi dërgohet në IML për obduksion

Policia deklarohet për përleshjen mes dy kirurgëve në QKUK
09/11/2026 - 10:32

Një burrë është gjetur i shtrirë dje rreth orës 23:17 në Prishtinë. Në vendngjarje ka dal Policia dhe emergjenca dhe e kanë dërguar viktimën në QKUK pasi kishte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje të reja nga garat ilegale në Prishtinë, dyshohet se BMW-ja e goditi qëllimshëm veturën “Seat” (Video)

    Pamje të reja nga garat ilegale në Prishtinë, dyshohet se BMW-ja e goditi qëllimshëm veturën “Seat” (Video)

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Përgjimet ekskluzive nga dosja e fajdesë 550 mijë euroshe në Prizren, në rast u përfshi edhe nëna e viktimës: Sa vjet duhet me punu me t’i kthy ato pare?

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Kush është Selman Ajvazi dhe çfarë roli ka në parapolitikën e Faton Pecit, ndërsa vëllai i tij përfitoi kontratë 54 mijë euroshe dhe u bë diplomat?

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Publikohen rezultatet, këta janë prokurorët e rinj që kaluan testin kualifikues

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Tragjedi në Vushtrri, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij – Policia nis hetimet

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë