Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se është takuar me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Ai ka njoftuar se kanë biseduar lidhur me zhvillimet politike në vend si dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Poashtu Abdixhiku u shpreh se është gati që të thellojnë partneritet në shërbim të Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, në Selinë Qendrore, prita në takim të rregullt të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.
Biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës.
E falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm me LDK-në dhe për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.
Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm. Mbetemi të përkushtuar për ta thelluar këtë partneritet, në shërbim të Kosovës dhe të së ardhmes sonë euroatlantike.















