Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së i ka dërguar kërkesë zonjës Vlora Çitaku duke i kërkuar sqarime se pse kjo parti kërkoi kthimij në kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe ende nuk ka marrë as edhe një përgjigje gë vetme, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në këtë letër të siguriar ekskluzivisht nga Veriu.info nga burimet e saj, kërkohet të dihen arsyet politike dhe juridike që çuan në kthimin e ligjit në eishqyrtim.
“Për këtë qëllim, kërkojmë nga Grupi Parlamentar i PDK-së të na sqarojë: 1. Cilat janë arsyet konkrete juridike dhe politike që çuan në kërkesën për rikthimin e ligjit në Kuvend, pasi ai ishte miratuar më 6 tetor 2026? 2. Cilat dispozita të ligjit konsiderohen se kërkojnë plotësim ose ndryshim dhe mbi çfarë argumentesh juridike mbështetet ky vlerësim? 3. A ekziston rreziku që rishqyrtimi ta vonojë ose ta dobësojë përpjekjen për mbrojtjen e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë? 4. Cilat janë garancitë se rishqyrtimi do të përfundojë me një zgjidhje konkrete, juridikisht të qëndrueshme dhe në interes të vendit?” – thuhet në letrën e OVL UÇK për grupin parlamentar të PDK-së.
Por edhe pas më shumë se dy javësh PDK ka vendosur të hesht, duke mos marrë mundin të kthej asnjë përgjigje për veteranët të cilët protestuan me ditë të tërë duke kërkuar miratimin e këtij ligji.
“OVL-UÇK e konsideron të drejtë që çdo nismë ligjore të shqyrtohet me përgjegjësi dhe të përmirësohet kur ekzistojnë arsye të bazuara juridike. Megjithatë, për një çështje kaq të ndjeshme, është e domosdoshme që qytetarët dhe kategoritë e dala nga lufta të informohen qartë për arsyet, synimet dhe rezultatet e pritshme të çdo veprimi institucional.” – thuhet në letrën e datës 23 tetor.
Kjo letër u dërgua për Vlora Çitakun e cila është UD kryetare e PDK-së pas dorëheqjes së Bedri Hamzës.
Më poshtë Veriu.info ju sjellë letrën e plotë:
ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË UÇK-së
Drejtuar: Shefes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, znj. Vlora Çitaku
Lënda: Kërkesë për sqarim lidhur me rikthimin për rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara
E nderuara znj. Çitaku,
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, shpreh shqetësimin për paqartësitë e krijuara pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për rikthimin e këtij ligji në Kuvend për rishqyrtim.
Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje për ish-pjesëtarët e UÇK-së, për familjet e tyre, për qytetarët dhe për vet shtetësinë e Kosovës, vlerësojmë se është e domosdoshme që arsyet e këtij veprimi të bëhen transparente.
Për këtë qëllim, kërkojmë nga Grupi Parlamentar i PDK-së të na sqarojë:
1. Cilat janë arsyet konkrete juridike dhe politike që çuan në kërkesën për rikthimin e ligjit në Kuvend, pasi ai ishte miratuar më 6 tetor 2026?
2. Cilat dispozita të ligjit konsiderohen se kërkojnë plotësim ose ndryshim dhe mbi çfarë argumentesh juridike mbështetet ky vlerësim?
3. A ekziston rreziku që rishqyrtimi ta vonojë ose ta dobësojë përpjekjen për mbrojtjen e të drejtave të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë?
4. Cilat janë garancitë se rishqyrtimi do të përfundojë me një zgjidhje konkrete, juridikisht të qëndrueshme dhe në interes të vendit?
OVL-UÇK e konsideron të drejtë që çdo nismë ligjore të shqyrtohet me përgjegjësi dhe të përmirësohet kur ekzistojnë arsye të bazuara juridike. Megjithatë, për një çështje kaq të ndjeshme, është e domosdoshme që qytetarët dhe kategoritë e dala nga lufta të informohen qartë për arsyet, synimet dhe rezultatet e pritshme të çdo veprimi institucional.
Ne nuk paragjykojmë arsyet e këtij vendimi dhe nuk synojmë të ndërhyjmë në përgjegjësitë kushtetuese të institucioneve. Kërkojmë vetëm transparencë, përgjegjësi dhe qartësi për këtë proces që lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e çlirimtarëve dhe me mbrojtjen e vlerave të luftës sonë çlirimtare; e që është fusha e veprimit tonë.
Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, ne presim një përgjigje në ditë në vijim, me shkrim apo në një takim sqarues.
Me respekt,
Organizata së Veteranëve të Luftës së UÇK-së
Prishtinë, 23 tetor 2026















