Ismajl Fejzullahu është larguar nga pozita e komandantit të Njësisë për Kontroll të Autostradave pas aksidentit që ndodhi në garat ilegale në Trudë të Prishtinës.
Siç mëson nga burimet e saj Veriu.info Fejzullahu është transferuar në administratë në stacionin policor në Gjilan.
Largimi i tij erdhi pas një aksidenti në gara ilegale ku shihet se përplasen dy vetura, pamje të cilat u bën virale në rrjete sociale.
Sipas Policisë një person ka kërkuar ndihmë mjekësore nga ky aksident./VERIU.INFO/














