Kryetari e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ia ka rikujtuar zëvendkrueministri Glauk Konjufca, kohen kur si kryeparlamentar ia ksihet ndalur fjalën.
Ajo sot i është “hakmarrë” Konjufcës, duke ia rikujtuar se ai kishte në dispozicion vetëm 10 minuta kohë për paraqitje të qëndrimit.
“Kur ishe kryetar i Kuvend nuk ma lejojshe mu me fol”, ka thënë ajo, dike qeshur.
Faleminderit zëvendëskryeministër, veç po e rikujtoj kohen kur isha ministre sa e vështir është me ta ndal fjalën. Por, natyrisht e kemi rregulloren që duhet me iu përmbajt”, ka thënë Haxhiu.
Çka kishte ndodhur në shkurt të viti 2022?
Kjo situatë ka rikthyer në vëmendje një situatë, e cila kishte ndodhur në shkrut të vitit 2022.
Në atë seancës, përveç përplasjes së fortë mes pozitës dhe opozitës, kishte ndodhur edhe një përplasje e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Derisa kjo e fundit në foltore të Kuvendit kishte përmendur raportim e Fredom House, i cili fliste për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, kishte nxitur reagimin e opozitës.
Në kohën kur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kërkonte fjalën për replikë, kryeparlamentari ia kishte dhënë fjalën ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Në këtë moment, deputetët e opozitës kishin filluar t’i godisnin tavolinat me gota dhe duar.
Nën zhurmën që dëgjohej në sallë, kryeparlamentari Glauk Konjufca i kishte kërkuar mirëkuptimin e ministres që t’ia lë radhën opozitës.
“Ministre me mirëkuptimin tuaj, a ia japim fjalën opozitës, pastaj…”, ishte shprehur Konjufca.
Por, ministrja ka refuzonte në mënyrë kategorike.
Ajo ishte kthyer kah Konjufca, duke kundërshtuar atë.
“Unë e kam fjalën time kryetar dhe nuk lëvizi pa e krye fjalën time”, ka qenë përgjigja e Haxhiut.
Ndërsa kryetari i Kuvendit i kishte thënë se nga situata e krijuar nuk do të mund të vazhdojë seanca.
“Ministre, a ka mundësi të uleni”, insistonte Konjufca.
Më pas, ministrja ka shkuar te kryeparlamentari për t’u sqaruar, por ky i fundit e ka injoruar, duke mos u marrë fare me të .
Duke e parë situatën, ministrja ishte tërhequr, duke u ulur në vendin e saj.













