Ish presidentja Vjosa Osmani ka kritikuar presidencën për largimin e fotografisë së Ibrahim Rugova dhe vendosjen e saj sië e quan ajo në vende të errëta e përballë tualeteve, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Deputetja e LDK-së ka kërkuar rikthimin e fotografisë aty ku e nderojnë e gjithë Kosova.
“Vendet e errëta në qoshe e përballë tualeteve e çnderojnë Republikën tonë dhe çdo person që mund ta ketë bërë një gjë të tillë unë i bëj thirrje ta rikthejnë aty ku e nderojnë e gjithë Kosovën. Më vjen mirë që gjithë qytetaret e Kosovës kanë reaguar për çështje të tillë. Nuk i mirëkuptoj ata që tentojnë ta përqeshin. Çështja e themeleve të shtetit ka të bëj edhe me mbrojtën e historisë së Kosovës. Nuk është dekor, është themel i shtetit”, tha Osmani para gazetarëve.













