Albin Kurti gjatë qëndrimit në Paris takoi edhe nobelistin e ekonomisë për vitin 2025, Philippe Aghion, ku mes tjerash Kurti tregon se i ka folur atij edhe për rritjen ekonomike, GDP-në dhe potencialin e Kosovës për zhvillim, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Por duket se “Kurti” ka harruar t’i tregojë profesorit francez se inflacioni në vendin tonë ka kaluar mbi 7%.
“Ndër tema të tjera, gjatë takimit, diskutuam për rritjen ekonomike në Kosovë dhe sektorët me potencialin më të madh për zhvillim, veçanërisht sektorin e teknologjisë, i cili përbën 6% të Bruto Produktit Vendor dhe vazhdon të shënojë rritje. Po ashtu, folëm për inovacionin në Evropë, mundësitë dhe sfidat që sjell zhvillimi i inteligjencës artificiale, rolin e qeverive në mbrojtjen e punëtorëve dhe zhvillimin e aftësive profesionale, si dhe për tranzicionin energjetik.Një temë e veçantë e diskutimit ishte edhe sistemi i arsimit dual në Kosovë, i frymëzuar nga modelet e Gjermanisë dhe Zvicrës. Profesori Aghion vlerësoi pozitivisht politikën e Qeverisë sonë për zhvillimin dhe zbatimin e këtij sistemi, i cili ndërlidh arsimin profesional me përvojën praktike në vendin e punës”, ka shkruar Kurti.












