Shqipëria ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Finlandës, duke triumfuar me rezultat 2-0 në stadiumin “Air Albania”.
Kuqezinjtë kaluan në epërsi në minutën e 35-të me Ernest Muçin, i cili realizoi një supergol nga distanca. Ndërsa në minutën e 50-të, Rey Manaj dyfishoi rezultatin me një goditje të saktë me kokë, pas harkimit të Elseid Hysajt.
Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 12 pikëve dhe vazhdon të kryesojë grupin, me dy pikë më shumë se Bjellorusia.
Ndeshja vendimtare për pozitën e parë do të zhvillohet më 15 nëntor, kur Shqipëria do të përballet në udhëtim me Bjellorusinë. Një barazim në këtë përballje do t’u mjaftonte kuqezinjve për ta ruajtur vendin e parë në grup. /IndeksOnline/














