Skuadra e Manchester Unitedit e ka shkarkuar nga pozita e trajnerit, Michael Carrick.
Sot, ish-mesfushori mori lajmin nga bordi i klubit, shkruan Indeksonline
Carrick ka statistika fantastike si trajner i “djajve të kuq”. Ai ishte emëruar në stol më 13 janar të këtij viti.
Dhe që atëherë, Carrick me Manchester Unitedin ka grumbulluar 47 pikë, duke përfshi dy sezonet.
Vetëm Arsenali dhe Manchester City kanë grumbulluar më shumë pikë, 63 dhe 56.
Kujtojmë se vendin e Carrick-ut pritet ta zërë Mauricio Pochettino.














