Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Lopa është nda prej tufës, ka shku në oborr të Gjykatës, shkova ta marr, përfundova në burg” – Rrëfimi i Hashim Miftarit për 48 orët e ndalimit

15/11/2026 - 17:39
në Lajme
A A
“Lopa është nda prej tufës, ka shku në oborr të Gjykatës, shkova ta marr, përfundova në burg” – Rrëfimi i Hashim Miftarit për 48 orët e ndalimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Çfarë të them? Tash ka ndodhur si rast, lopa ka shku, është futë në oborr të Gjykatës”. Kështu e nis rrëfimin Hashim Miftari, qytetari nga Graçanica, i cili u mbajt për 48 orë në ndalim policor pasi njëra nga lopët e tij kishte hyrë në oborrin e Gjykatës në Graçanicë.

Miftari tregon se gjithçka nisi kur njëra nga lopët u nda nga tufa dhe, pasi kishte dëgjuar qentë duke lehur në drejtim të Gjykatës, dyshoi se kafsha kishte shkuar në atë anë.

Ai rrëfen se shkoi pas saj për ta nxjerrë nga oborri i Gjykatës, por aty, sipas tij, situata mori një drejtim tjetër: përfundoi në stacion policor dhe më pas në ndalim për 48 orë.

“Po, m’u ka nda prej tufës. M’u ka nda prej tufës, se unë i kam 20 e ca copë lopë. Edhe me siguri qentë e kanë lehur edhe është futë në oborrin e Gjykatës.”, ka pohuar Miftari për Kallxo.com.

Ai pretendon se kur arriti te objekti i Gjykatës, i gjeti të dy dyert e mbyllura dhe tentoi t’i hapte për të marrë lopën. Në atë moment, sipas tij, arritën zyrtarët policorë.

Sipas rrëfimit të tij, gjithçka ndodhi pasi njëra nga lopët u nda nga tufa prej më shumë se 20 krerësh. Miftari thot se në atë moment kishte dëgjuar qentë duke lehur dhe kishte menduar se lopa kishte hyrë në oborrin e Gjykatës.

“Unë i kam 20 e ca copë lopë. Është nda prej tufës dhe me siguri qentë i kanë lehur edhe u fut në oborrin e Gjykatës. Edhe unë kam shkuar mbas lopës.” – rrëfen ai.

Kur arriti te Gjykata, Miftari thot se tentoi t’i hapte dyert e objektit për të hyrë në oborr dhe për ta nxjerrë kafshën, por të dyja ishin të mbyllura.

“Kur kam shkuar te Gjykata, se Gjykata i ka dy dyrë. Kam tentu me e çel derën, njërën derë, e shikoj mbyllur me dry. Kur shkova në atë anë, edhe ajo e mbyllur. Në atë moment kanë ardhur policët”- thot Miftari.

Sipas tij, Policia arriti rreth orës 16:00, ndërsa sigurimi i Gjykatës doli dhe ua hapi derën zyrtarëve policorë.

Miftari pretendon se në atë moment ishte edhe zyrtari i Gjykatës, i cili, sipas tij, i kishte thënë sigurimit që të mos ia kthente lopën.

“Unë thash: “Erdha me e marrë lopën, me hy”. Aty ke ai gjyqtari, ai i tha sigurimit: “Mos ia ktheni lopën!”- rrëfen ai.

Por, sipas Miftarit, ky nuk ishte kontakti i parë problematik me zyrtarin e Gjykatës.

Në intervistën, Miftari pretendon se rreth dy muaj para këtij rasti kishte pasur një mosmarrëveshje me kryetarin e Gjykatës në Graçanicë.

Sipas tij, konflikti kishte nisur për shkak të hedhjes së mbeturinave pranë fermës së tij, për shkak se bagëtia shkonin te bërlloku.

“Problem kemi pasur para dy muajve, i cili ka hedhur bërllok afër meje këtu. Nuk e kam lënë me qitë bërllok, nuk e kam denoncuar, po ai ka thirrur Policinë edhe kemi bërë debat për shkak të bërllokut, mos me e lënë me hedhë bërllok para derës, para fermës, se bagëtia po ngajnë pas atyre”- thot Miftari.

Ai pretendon se gjatë atij incidenti kryetari i Gjykatës e kishte thirrur Policinë dhe se më pas kishte pasur edhe një përplasje mes tyre.

“Para Policisë u ardhë këtu edhe më ka sulmuar” – pretendon Miftari, pa dhënë detaje të tjera për këtë pretendim.

Miftari thot se në momentin e incidentit në oborrin e Gjykatës nuk kishte pasur ndonjë përplasje tjetër, përveç një debati verbal rreth kthimit të lopës.

“Jo, na kemi debatuar pak. Ai më ka thënë: ‘Nuk mundesh me e marrë lopën’. Unë i kam thënë: ‘Mbaje lopën’” – rrëfen ai.

Sipas tij, lopa kishte mbetur në oborrin e Gjykatës, ndërsa ai ishte kthyer në drejtim të shtëpisë. Më pas, policët e kishin ftuar që të shkonte me ta.

“Unë i kam thënë, i kam 50 mijë euro krerë, kush më garanton mua që nuk më ndodh diçka? Unë, në qoftë se ju garantoni, atëherë vij me juve”- rrëfen ai.

Sipas tij, pas një bisede me policët, ishte marrë vesh që së pari të kthehej në shtëpi për t’i mbyllur bagëtitë dhe më pas të shkonte në stacion policor.

“Thash: ‘I mbyll për dy orë, një orë e gjysmë sa janë’. Edhe ashtu e kemi lënë. I kam rregulluar të gjitha, i kam hipur kerrit, kam shku në stacion të Policisë” – thotë Miftari.

Pasi kishte shkuar në stacion policor, Miftari thot se ishte intervistuar nga zyrtarët policorë dhe kishte dhënë deklaratë për mënyrën se si lopa kishte përfunduar në oborrin e Gjykatës.

Ai pretendon se fillimisht i kishte treguar policisë se kafsha i kishte humbur nga tufa dhe se kishte shkuar në drejtimin ku kishte dëgjuar qentë duke lehur.

Sipas tij, pas marrjes së deklaratës, policët e kishin njoftuar se do të ndalohej për 48 orë.

“Polici ma mori deklaratën dhe pas një kohe më kanë thënë: ‘Ti duhesh me u ndalë’. Policia e ka një sjellje të vrazhdtë. Munohen me të frikësu. Ata më kanë thënë duhet të ndalesh 48 orë”- pretendon ai.

Miftari thot se Policia i kishte komunikuar se ndalimi po bëhej me urdhër të prokurorit, për veprën penale “Dëmtim i pronës”.

Ai pretendon se në atë moment kishte kërkuar të kontaktonte me familjen dhe të angazhonte një avokat, por thot se nuk i ishte mundësuar kjo gjë.

“Unë e kam kërkuar avokatin dhe më ka thirrë gruaja në telefon. I thashë jam në polici dhe më kanë thënë ndërpreje telefonin dhe ma kanë marrë telefonin. Kam tentu me thirrë djalin, por nuk më kanë lejuar” – rrëfen ai.

Sipas Miftarit, ai kishte kërkuar që policia t’ia siguronte një avokat, duke thënë se ishte i gatshëm ta paguante vetë.

“Kam kërkuar avokat, ai më tha: ‘Vepra penale nën tri vjet me burg, ne nuk jemi të obliguar’. Unë thashë gjithqysh e du një avokat” – thotë Miftari.

Ai pretendon se pas kësaj ishte njoftuar se duhej të dërgohej në mbajtje dhe se prokurori kishte dhënë udhëzime që të dërgohej atje.

“Ma kanë marrë deklaratën shumë shkurt, se si më ka humbur lopa, qysh kam shkuar te gjykata dhe pastaj kanë thënë nënshkruaj. I thashë: ‘Lexoni çka po nënshkruaj’. Nuk ma kanë dhënë të drejtën për avokat” – pretendon ai.

Miftari thotë se më pas i ishin lidhur duart dhe ishte dërguar në qendrën e mbajtjes në Lipjan.

Bariu tregon se gjatë qëndrimit në qendrën e mbajtjes në Lipjan, shqetësimi i tij kryesor nuk ishte vetëm ndalimi, por edhe fakti se kishte lënë në shtëpi më shumë se 20 krerë bagëti pa dikë që të kujdesej për to.

Ai thotë se policët në Lipjan kishin pasur një qasje tjetër ndaj tij, duke i ofruar ujë, ushqim dhe duke e pyetur nëse kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

“Unë e kam bo njëfarë gjumi aty. Problemin e kisha se s’ka kush i kqyrë lopët, sepse unë i kam 20 copa lopë e dhi, gruaja nuk mundet” – rrëfen ai.

Miftari thotë se mëngjesin pas ndalimit, një zyrtar policor i kishte sjellë ushqim dhe ujë.

“Kur më doli, e pyeta policin sa është ora. Ma solli bukën: ‘Ha bukë dhe merre ujin’. Isha i ngarkuar me gjërat që isha duke menduar”, thotë ai.

Sipas tij, gjatë qëndrimit në qendrën e mbajtjes kishte biseduar me policët, të cilët e kishin pyetur se për çfarë arsyeje ishte ndaluar.

Ai thotë se nuk kishte pritur që lirimi i tij të ndodhte aq shpejt.

“Nuk ka kaluar as gjysmë ore, tha: ‘Hajde se po lirohesh’. Unë mbeta” – rrëfen Miftari.

Ai thotë se pas lirimit nuk kishte qenë në dijeni se rasti i tij ishte bërë publik në media dhe se për këtë ishte njoftuar nga djali i tij, pasi kishte dalë nga qendra e mbajtjes.

Miftari thotë se nuk e konsideron të drejtë mënyrën se si është trajtuar në këtë rast. Ai pretendon se nuk ka pasur qëllim të dëmtojë pronën e gjykatës dhe se është përgjegjës për çdo dëm që mund të ketë shkaktuar kafsha e tij.

“Unë kam kërkuar edhe para policisë, janë kamerat dhe çfarëdo dëmi që e ka bërë lopa, unë përgjigjem. Këto gjëra ndodhin pa dashje. Unë përgjigjem se lopa është pronë e jemja” – thotë ai.

Bariu thotë se pas lirimit synon t’u drejtohet disa institucioneve për të kërkuar trajtimin e pretendimeve të tij lidhur me ndalimin.

“Të hënën kam me shku te Avokati i Popullit, te Këshilli Prokurorial dhe IPK-ja. Nuk e di nëse dikush do të mbajë përgjegjësi. E di që ne do të ndërtojmë shtet. Nuk e kam për vete, por për të ardhmen e fëmijëve.” – përfundon ai.

Ndërkohë, mbeten të paqarta rrethanat e plota të incidentit në oborrin e Gjykatës në Graçanicë, përfshirë pretendimet e Miftarit për konfliktin e mëhershëm me kryetarin e gjykatës dhe mënyrën se si është trajtuar gjatë ndalimit policor.

Prokuror në ketë rast, është Blerim Igrishta, prokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

JU REKOMANDOJMË

Përparim Rama trondit rrjetet sociale, poston video me AI duke e dribluar Albin Kurtin, Dejona Mihailin e Hekuran Muratin

Përparim Rama trondit rrjetet sociale, poston video me AI duke e dribluar Albin Kurtin, Dejona Mihailin e Hekuran Muratin
15/11/2026 - 16:44

Kryetari i Komunës Prishtinës, Përparim Rama e ka shfrytëzuar ditën e dielë për t'u tallur me kundërshtarët politikë përmes një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale që e...

Më shumëDetails

Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija
15/11/2026 - 16:28

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një operacion antidrogë në rajonin e Prishtinës, ku janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar...

Më shumëDetails

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ambulanca dhe policia në vend të ngjarjes

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ambulanca dhe policia në vend të ngjarjes
15/11/2026 - 15:58

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prishtinë. Pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë aksidentin e rëndë. Ende nuk dihet nëse ka persona të...

Më shumëDetails

Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?

Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?
15/11/2026 - 15:42

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin policor të koduar “Heshtja”, i cili u realizua më 14 nëntor në rajonin e...

Më shumëDetails

Operacioni antidrogë “Heshtja”, flet avokati i të arrestuarit Astrit Haraqija

Operacioni antidrogë “Heshtja”, flet avokati i të arrestuarit Astrit Haraqija
15/11/2026 - 15:29

Avokati i ish-ministrit të Kosovës, Astrit Haraqija, Korab Bokshi, ka konfirmuar se klienti i tij është ndaluar për 48 orë pas arrestimit në kuadër të operacionit policor “Heshtja”,...

Më shumëDetails

Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës
15/11/2026 - 15:18

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Heshtja”, i zhvilluar më 14 nëntor 2026 në rajonin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • A po shpenzoni më tepër pa e ditur? Gabimet që ju rrisin faturën e rrymës gjatë ngrohjes me kondicioner

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Operacioni antidrogë “Heshtja”/ Këta janë pesë personat e arrestuar, në mesin e tyre edhe Astrit Haraqija

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Policia ua prish “matematikat” grupit të kokainës në Prishtinë, gjashtë të arrestuar – sekuestrohen Porsche, Rolex dhe asete mbi 300 mijë euro

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë