Kryetari i Komunës Prishtinës, Përparim Rama e ka shfrytëzuar ditën e dielë për t’u tallur me kundërshtarët politikë përmes një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale që e ka postuar në TikTok.
Në këtë video ai shfaqet duke ‘dribluar’ figurat kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, Dejona Mihailin dhe Hekuran Murati.
”Të dieleve, luajmë ”, ka shkruar Rama krahas videos së publikuar./Veriu.info












