Një shtetas i Kosovës i moshës 47-vjeçare me inicialet E.M., ka humbur jetën sot pasdite në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Rozhajë–Beranë, në Mal të Zi.
Sipas policisë malazeze, aksidenti ndodhi rreth orës 15:45, kur u përplasën ballë për ballë dy automjete. Në aksident u lënduan edhe dy persona të tjerë, raporton Veriu.info.
Qarkullimi në këtë segment rrugor u ndërpre për disa orë, derisa u krye hetimi në vendngjarje./Veriu.info
Foto: Ilustrim












