Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar projektet e premtuara nga Qeveria Kurti.
I ftuar në emisionin “Euro n’7” në T7, Hoti tha se ka përshtypjen që anëtarët e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti kalojnë nëpër një lloj “trajnimi” për ta mashtruar publikun.
“Kam përshtypjen që krejt këta në kabinet e kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun, se s’ka ndryshe si me e thënë”, tha ai.
Hoti përmendi edhe kohëzgjatjen e qeverisjes. Sipas tij, edhe nëse projektet e nisura më herët nuk ishin bërë si duhet, qeveria ka pasur kohë për t’i rishikuar ose për t’i nisur nga e para.
“Në janar fillon viti i shtatë i qeverisjes. Edhe nën supozimin që ato projekte që janë bërë më herët nuk janë bërë si duhet, është dashtë me i rishiku, etj., etj. Është dashtë prej fillimit me nis, me e projektu një autostradë, me e nis prej fillimit”, deklaroi Hoti.














