Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur një sukses të rëndësishëm në UEFA Nations League, duke mposhtur në udhëtim Bjellorusinë me rezultat të pastër 0:2 dhe duke siguruar zyrtarisht kalimin në Ligën B.
“Kuqezinjtë” dominuan takimin dhe e zgjidhën ndeshjen falë golave të shënuar nga sulmuesi Rey Manaj dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, duke vulosur kështu një paraqitje mjaft bindëse në fushën kundërshtare, shkruan Veriu.info
Me këtë trepikësh të vlefshëm, Shqipëria ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe kurorëzon me sukses këtë fushatë, duke bërë një hap të rëndësishëm përpara në arenën ndërkombëtare./Veriu.info












