Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës

16/11/2026 - 13:45
në Lajme
A A
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë vendimesh në mbledhjen e sotme, ku ndër më të rëndësishmet është ndalimi i tregtimit të energjisë elektrike me ndërmarrjet që kanë lidhje direkte apo indirekte me Serbinë.

Po ashtu, Qeveria ka shpallur masa emergjente për furnizimin me energji elektrike për një periudhë 60-ditore, si dhe ka obliguar KEK-un të sigurojë kapacitete ndërkufitare të transmisionit për të adresuar mungesën e prodhimit të planifikuar nga njësia B1 e Termocentralit “Kosova B”.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e rregullt, në të cilën ka:

– Miratuar vendimin për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike, me ndërmarrjet e identifikuara sipas këtij propozimi duke përfshirë blerjen, shitjen, importin dhe eksportin e energjisë elektrike, drejtpërdrejt ose përmes tranzitit ose rishitjes në një apo më shumë shtete të treta. Përmes këtij vendimi obligohet Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) që brenda afatit ligjor, në bazë të të dhënave të regjistrimit të bizneseve, përfshirë të dhënat për pronësinë dhe pronarët përfitues, të identifikojë ndërmarrjet e regjistruara me veprimtari kryesore ose dytësore në sektorin e energjisë elektrike. Ky identifikim do të përfshijë kategoritë e mëposhtme të ndërmarrjeve:

2.1. kanë ndërmarrje amë, të drejtpërdrejtë ose përfundimtare, të regjistruar në Serbi;

2.2. janë degë ose njësi organizative të ndërmarrjeve të regjistruara në Serbi;

2.3. kanë lidhje direkte apo indirekte me persona fizikë ose persona juridikë të regjistruar në Serbi.

Përjashtimisht, ndalimi i përcaktuar me këtë Vendim nuk zbatohet për transaksionet dhe aktivitetet e tregtimit të energjisë elektrike që burojnë nga Marrëveshja e Brukselit për Energjinë e vitit 2013, Konkluzionet e Lehtësuesit të Bashkimit Evropian për Zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë të vitit 2013, të datës 25 gusht 2015, si dhe Udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjeve për Energjinë, i datës 21 qershor 2022.

Miratuar vendimin për shpalljen e masave emergjente për furnizimin me energji, të vlefshme për periudhën prej gjashtëdhjetë ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Miratuar vendimin për vendosjen e obligimin e shërbimit publik ndaj KEK-ut për sigurimin e kapaciteteve ndërkufitare të transmisionit. Përmes këtij vendimi Korporatës Energjetike të Kosovës Sh.A. (KEK) i vendoset obligimi i shërbimit publik për sigurimin e kapaciteteve ndërkufitare të transmisionit në funksion të adresimit të mungesës së prodhimit të planifikuar nga njësia B1 e Termocentralit “Kosova B”.
Miratuar Projektligjin për ratifikimin e Konventës për Marrëveshjen për Zgjedhjen e Gjykatës.
Miratuar Projektligjin për ratifikimin e Konventës së Ljublanës/Hagës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Hetimin dhe Ndjekjen e Krimit të Gjenocidit, Krimeve kundër Njerëzimit, Krimeve të Luftës dhe Krimeve të tjera Ndërkombëtare.
Miratuar Projektligjin për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja në Çështje Civile apo Tregtare.
Miratuar Projektligjin për ratifikimin e Protokollit për ndryshimin e Marrëveshjes mbi statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.
Miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mbi Ekstradimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës.
Miratuar Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës.
Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Racionalizimin dhe Vendosjen e Vijave Llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive, qëllimi i të cilit është ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për racionalizimin dhe vendosja e vijave llogaridhënëse të institucioneve qendrore dhe/apo njësive rajonale, në funksion të rritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe administrimit më të mirë të qendrave rajonale dhe konsolidimit të sistemit ministror.
Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-216 mbi Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave për Institucionet Financiare në Kosovë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-133. Projektligji forcon mbrojtjen e depozitorëve dhe stabilitetin financiar. Ai përditëson rregullat e kompensimit, financimit dhe administrimit të Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës (FSDK), si dhe të pjesëmarrjes së tij në përmbylljen e bankave në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK). Zbatohet për institucionet financiare që pranojnë depozita dhe që duhet të kenë sigurim të depozitave.
Miratuar Projektligjin Kundër Dukurive Negative në Sport, i cili ka për qëllim zhvillimin e sportit dhe organizimin e ngjarjeve sportive në një ambient sportiv të sigurt, të barabartë për të gjithë, dhe të lirë nga dhuna dhe dukuri tjera negative, duke ofruar standarde të larta të rendit, sigurisë dhe shërbimeve në ngjarjet sportive, si dhe zhvillimin dhe promovimin e këtyre standardeve në përputhje me vlerat qenësore dhe parimet e sportit.
Miratuar Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Emergjencat dhe Monitorimin Radiologjik, e cila përcakton menaxhimin e emergjencave radiologjike, situatave të ekspozimit, monitorimin radiologjik të mjedisit dhe ujit të pijshëm. Objektivë kryesore e kësaj Rregulloreje është krijimi i bazës ligjore për transpozimin e legjislacionit të BE për mbrojtje nga rrezatimi dhe sigurisë bërthamore, si dhe përcaktohen masat mbrojtëse për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe mjedisit nga efektet negative të materialeve radioaktive natyrore.
Miratuar Raportin për Vlerësimin Ex-Post të Ligjit Nr. 04/L-064 për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.
Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit Nr. 15/158 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 29 nëntor 2013, përmes të cilit ndryshohet dhe plotësohet Aneksi 1 i këtij vendimi në raport me shtetasit e Belizesë, për të cilët vendoset regjimi i vizave për hyrje në Republikën e Kosovës.
Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 1,375,726.22 € (një milion e treqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e shtatëqind e njëzet e gjashtë euro e njëzet e dy centë), për realizimin e projektit “Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit”, përmes Klauzolës së Investimeve, me qëllim të përmbushjes së obligimeve financiare që rrjedhin nga punët e realizuara, në përputhje me dinamikën e zbatimit të projektit.
Miratuar Kërkesën e Komunës së Fushë Kosovës për transferimin e mjeteve në shumë prej 406,000.00 € (katërqind e gjashtë mijë euro) përkatësisht transferimi deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht.
Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e Masës 3.8 – Bursa e Mobilitetit për Studentë të Pakos për Ringjallje Ekonomike.
Miratuar Koncept-dokumentin për Identifikimin Elektronik, Shërbimet Besuara dhe Kuletën e Identitetit Digjital, përmes së cilit synohet avancimi i kornizës ligjore për këto shërbime, përmes hartimit të një ligji të ri të përafruar me rregulloren evropiane eIDAS 2.0.

JU REKOMANDOJMË

26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete
16/11/2026 - 13:29

Kjo grua që po hyn në objektin e Gjykatës në Prishtinë, është një nga gjashtë personat e arrestuar të shtunën për trafikim të drogës. E ndaluara bashkë me...

Më shumëDetails

Çfarë ndodhi me 26-vjeçaren që humbi jetën pas dyshimeve për gëlltitjen e drogës? Detaje nga Spitali i Prizrenit

Çfarë ndodhi me 26-vjeçaren që humbi jetën pas dyshimeve për gëlltitjen e drogës? Detaje nga Spitali i Prizrenit
16/11/2026 - 13:06

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka dhënë detaje lidhur me rastin tragjik të 26-vjeçares, e cila dyshohet se kishte gëlltitur një qese që përmbante substancë narkotike dhe që...

Më shumëDetails

“Kemi blerë rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetur pa rrymë. Dështim”, Kraku i VV-së kritikon situatën me energjinë elektrike

Kraki optimist: Pres të kemi më shumë se 50 deputetë në Kuvend
16/11/2026 - 13:01

Nezir Kraku nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën me furnizimin me energji elektrike në Kosovë. Kraku ka kritikuar faktin që, pavarësisht...

Më shumëDetails

Prokuroria kërkon paraburgimin e Astrit Haraqijës, publikohet dosja

Ekskluzive: Dyshimet për lëndë narkotike, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija
16/11/2026 - 12:39

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ish-ministrit të Kulturës, Astrit Haraqija dhe pesë të arrestuarve...

Më shumëDetails

Detaje tragjike për vdekjen e 26 vjeçarës në Prizren/ U dërgua dy herë në emergjencë, dyshohej se kishte gëlltitur narkotikë

Detaje tragjike për vdekjen e 26 vjeçarës në Prizren/ U dërgua dy herë në emergjencë, dyshohej se kishte gëlltitur narkotikë
16/11/2026 - 12:12

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren, ku një grua e re ka humbur jetën pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë intervistimit nga hetuesit e njësisë...

Më shumëDetails

Ministrja Rizvanolli tregon arsyet e vendimit për ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe

Hapen konkurse në gjashtë ndërmarrje publike, Rizvanolli: Aplikoni
16/11/2026 - 11:55

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, si kundërmasë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur …

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Operacioni antidrogë “Heshtja”/ Këta janë pesë personat e arrestuar, në mesin e tyre edhe Astrit Haraqija

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë