Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’

16/11/2026 - 16:00
në Lajme, Pa kategori
A A
Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Personat e arrestuar në operacionin antidrogë “Heshtja”, në mesin e të cilëve ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, figurojnë të lidhur me disa biznese të regjistruara në Kosovë, që ushtrojnë veprimtari në sektorë të ndryshëm ekonomikë.

Gëzim Feka figuron bashkëpronar në kompaninë “FINANCE GROUP GG SH.P.K.”, së bashku me Gokay Yaman.

Nga të dhënat e disponueshme për këtë kompani, thuhet se është regjistruar në ARBK më 3 nëntor të vitit 2022.

Aktivitet kryesor ka hotelet dhe akomodimin, ndërsa në regjistër figurojnë edhe dy aktivitete të tjera: tregtia me shumicë e veshjeve dhe këpucëve, si dhe tregtia tjetër me pakicë në dyqane jo të specializuara

Ndërkaq, Astrit Haraqija figuron i lidhur me kompaninë “Klesta&Algas SH.P.K.”.

Sipas të dhënave të publikuara për këtë biznes, aktivitetet e kësaj kompanie përfshijnë restorantet dhe aktivitetet shërbyese lëvizëse të ushqimit si aktivitet kryesor, hotelet dhe akomodimi, qiradhënia dhe patundshmëria, aktivitetet e agjencive të udhëtimit, aktivitetet e tjera të argëtimit dhe rekreacionit, ndër të tjera.

Në emër të Jeton Stanovcit, i njohur me nofkën “Daja”, figuron biznesi D.P.T. Toni SH.P.K..

Sipas të dhënave të regjistrimit, aktivitet kryesor i kësaj ndërmarrjeje është tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara.

Si aktivitete sekondare dhe të tjera, biznesi ka të regjistruara edhe tregtinë me pakicë të mobilieve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve të tjerë shtëpiakë, tregtinë me pakicë të mallrave të tjera të reja, si dhe tregtinë me pakicë të mallrave të përdorura.

Ndërsa Albana Xhemajli, e dyshuar në të njëjtin rast për rolin e saj në mbledhjen e parave nga shitja e narkotikëve, figuron e lidhur me biznesin LaBancho.

Aktivitet kryesor i këtij biznesi është tregtia me shumicë e artikujve të parfumerisë dhe kozmetikës dhe tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara.

Këto biznese rezultojnë të jenë në pronësi të disa nga personave të përfshirë në dosjen “Heshtja”, në të cilën Prokuroria përshkruan dyshimet për funksionimin e një rrjeti të furnizimit dhe shpërndarjes së kokainës.

Sipas dosjes së Prokurorisë që e ka siguruar Insajderi, Jeton Stanovci dyshohet se koordinonte aktivitetin e grupit, ndërsa Astrit Haraqija dhe persona të tjerë dyshohen për furnizimin me narkotikë. Gëzim Feka dhe të tjerët dyshohen për shpërndarjen e tyre, ndërsa Albana Xhemajli për mbledhjen e parave nga shitjet. /Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

“I kom harxhu paret e babës, e s’po i harxhoj të ministrisë”- Thënia e famshme e Astrit Haraqisë, të arrestuarit për kokainë

Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?
16/11/2026 - 15:42

Astrit Haraqija, ish-ministri i Kulturës, ishte në mesin e personave që ra në pranga përgjatë operacionit të madh anti-drogë “Heshtja”. Në këtë operacion janë arrestuar gjashtë persona, ku...

Më shumëDetails

Ky është gjyqtari i Speciales që do të vendosë në gjyqin e dytë të Thaçit

“The Independent” për Thaçin: Burrështetasi që kërkoi lirimin nga Haga
16/11/2026 - 15:16

Gjykata Speciale në Hagë nesër e jep vendimin për gjyqin e dytë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, për tentim pengimi të drejtësisë. Ish-presidenti i Kosovës, ish-drejtori i...

Më shumëDetails

Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë
16/11/2026 - 15:11

Operacioni policor ‘Heshtja’ rezultoi në arrestimin e ish-ministrit Astrit Haraqia, Jeton Stanovcin, Gëzim Fekën, Arijanit Beqirin, Alban Malokun, Albert Krasniqin, si dhe Albana Xhemajlin, motrën e ish-kandidates së...

Më shumëDetails

“Oj Kosovo, Kosovo”, Kandiq: E turpshme, a kërkoi dikush nga OJQ-të serbe të ndërpritej interpretimi

Kandiq: Avokati i Radoiçiqit kishte pranuar se ka fshehur dëshmitë e krimeve të luftës në Kosovë sa ishte gjykatës
16/11/2026 - 15:00

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar ashpër pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian...

Më shumëDetails

Me çfarë provash e akuzon Prokuroria Thaçin për pengim të drejtësisë?

Deklaratat hyrëse në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë më 27 shkurt
16/11/2026 - 14:43

Hashim Thaçi ishte në paraburgim në Hagë, ku po gjykohej për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, kur më 5 dhjetor 2024 iu dorëzua një aktakuzë e dytë....

Më shumëDetails

Qeverisja e LDK-së përballë asaj të LVV-së – Hoti: Rritje më e ulët ekonomike dhe inflacion më i lartë gjatë qeverisjes së Kurtit

Hoti: Kurti demagog e mashtrues, po e pranon “Zajednicën” për të mbetur në pushtet
16/11/2026 - 14:28

Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë një krahasim me qeverisjen e LDK-së me kryeministrër Isa Mustafën dhe qeverisjen e tanishme të LVV-së, transmeton Gazeta Online...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • 26-vjeçarja në grupin e të arrestuarve për drogë, është motra e ish-kandidates për deputete

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur …

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë