Projekti për ndërtimin e sistemeve të baterive për ruajtjen e energjisë elektrike në Kosovë është shtyrë për vitin 2029, ndonëse fillimisht ishte planifikuar të vihej në funksion në gusht të vitit 2028. Këtë e kanë konfirmuar Ministria e Ekonomisë dhe MCA-Kosova për mediumin “Buletini Ekonomik”.
Procedurat e prokurimit ende nuk kanë përfunduar, ndërsa aktualisht janë duke u vlerësuar ofertat e dy kompanive amerikane. Sipas MCA-Kosovës, vlerësimi pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2026, kurse punimet të nisin gjatë vitit 2027, ndërsa Ministria e Ekonomisë nuk ka dhënë shpjegime konkrete për vonesën.
Projekti parasheh instalimin e sistemeve të baterive me kapacitet të përgjithshëm prej 340 megavat-orësh. Ato do të vendosen në dy lokacione, në Istog dhe Ferizaj.












