Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria mban mbledhje, merr disa vendime

17/11/2026 - 20:29
në Lajme
A A
Qeveria mban mbledhje, merr disa vendime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, ku ka marrë disa vendime.

Qeveria miratoi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane të Investimeve për Projektin e “Përmirësimit të Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës”. Kjo marrëveshje përfshin blerjen e pajisjeve të reja mjekësore, punimet infrastrukturore rehabilituese për instalimin e tyre, ngritjen e Njësisë së Zbatimit të Projektit (NJZP), asistencën teknike dhe trajnimin e ekipeve të inxhinierisë biomjekësore për mirëmbajtjen e këtyre aseteve. Ky projekt është në përputhje të plotë me prioritetet e Qeverisë për reformimin e sektorit të shëndetësisë dhe sigurimin e qasjes shëndetësore cilësore për të gjithë qytetarët.

Gjatë mbledhjes u miratua edhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për Projektin “Përmirësimi i Kujdesit Shëndetësor Sekondar dhe Terciar”. Kjo marrëveshje përfshin modernizimin dhe përmirësimin e pajisjeve mjekësore në gjashtë spitalet publike të përfshira në projekt, përshtatjen dhe rinovimin e infrastrukturës spitalore për të mundësuar instalimin dhe funksionimin e pajisjeve mjekësore, përfshirë pajisjet e teknologjisë së lartë, përmirësimin e kapaciteteve diagnostikuese dhe trajtuese të institucioneve publike shëndetësore, rritjen e qasjes së barabartë në shërbimet shëndetësore, veçanërisht për familjet e cenueshme dhe me të ardhura të ulëta që varen nga sistemi publik shëndetësor, mbështetjen e personelit shëndetësor dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së shërbimeve përmes mirëmbajtjes së pajisjeve dhe zhvillimit të kapaciteteve përkatëse.

Qeveria po ashtu miratoi Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Grant dhe Zbatim të Projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, si dhe KfW Frankfurt am Main, lidhur me projektin “Zhvillimi Urban i Përshtatur me Klimën – Ujërat e Zeza në Prishtinë”.

– Në mbledhje u miratua nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, KOSTT-it, dhe KfW Frankfurt am Main, për projektin “Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit”.

Qeveria miratoi edhe Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave në Kosovë, dhe KfW Frankfurt am Main, për projektin “Menaxhimi i Mbetjeve të Ngurta II-IV (Kontributi i BE-së)”.

Në mbledhje u mor vendim edhe për Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Projektin “Ndërtimi i Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Prishtinë”.

Mes të tjerash, Qeveria miratoi edhe Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, duke vepruar së bashku si Administrator i Komisionit Evropian, për Projektin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Kabineti qeveritar më pas miratoi Kërkesën e Ministrisë së Financave për realizimin e kursimeve dhe ndarjeve buxhetore, sipas tabelave të paraqitura në Aneksin A (Kursimet) dhe Aneksin B (Ndarjet).

U miratua po ashtu kërkesa për ndarjen e mjeteve buxhetore me qëllim të mbulimit të mungesës së mjeteve buxhetore të krijuar si rezultat i alokimit të parakohshëm.

Si dhe, u miratua Kërkesa e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për transferimin e mjeteve buxhetore deri në 25% të ndarjeve buxhetore të ndikuara negativisht.

JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT: Këtë ditë votohet Ligji për Specialen

LAJMI I FUNDIT: Këtë ditë votohet Ligji për Specialen
17/11/2026 - 20:17

Të enjten, më 19 nëntor, pritet të votohet Ligji për Gjykatën Speciale, në vazhdimin e seancës së Kuvendit që u ndërpre të premten e kaluar për mungesë kuorumi....

Më shumëDetails

Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!

Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!
17/11/2026 - 20:08

Dikur thoshin se familjarët janë vetëm për dasma e ahengje, por sot, kur kanë hipur në pushtet, veprimet po u dalin krejt ndryshe. Në një konkurs publik të...

Më shumëDetails

Përparim Rama me mesazh epik për Kurtin: Zgjohu se na more në qafë të gjithve

Unaza 350 milionëshe, Rama kërkon përkrahje nga Qeveria: Është jetike për Kryeqytetin
17/11/2026 - 19:42

Kryetari i Prishtinës vazhdon luftën politike me qeverinë për çështjen e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”, duke akuzuar qeverinë se po i pamundëson ato, raporton Gazeta Online Veriu.info. Mes...

Më shumëDetails

7 vite më parë e akuzonte Thaçin për lobim për ndarjen e Kosovës, Konjufca nënshkruan kontratë 600 mijë dollarëshe me kompaninë e njëjtë

7 vite më parë e akuzonte Thaçin për lobim për ndarjen e Kosovës, Konjufca nënshkruan kontratë 600 mijë dollarëshe me kompaninë e njëjtë
17/11/2026 - 19:29

Ishte viti 2017 kur presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte nënshkruar kontratë lobimi me kompaninë amerikane “Ballard Partners”, por ishte atëherë shefi i grupit parlamentar të...

Më shumëDetails

VITA kërkon hetim urgjent nga Prokuroria pas kontrolleve dhe dyshimeve të ngritura ndaj produkteve të saj

VITA kërkon hetim urgjent nga Prokuroria pas kontrolleve dhe dyshimeve të ngritura ndaj produkteve të saj
17/11/2026 - 19:14

Qumështorja Vita ka kërkuar hetim të plotë dhe transparent nga Prokuroria pas kontrolleve dhe dyshimeve të lidhura me cilësinë e produkteve të saj duke shprehur shqetësim të thellë...

Më shumëDetails

IKSHPK paralajmëron qytetarët: Mos e konsumoni këtë seri të qumështit Vita, rrezik për mëlçinë

IKSHPK paralajmëron qytetarët: Mos e konsumoni këtë seri të qumështit Vita, rrezik për mëlçinë
17/11/2026 - 18:57

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve të mos e konsumojnë serinë e qumështit VITA UHT 3.2 yndyeë për shkak të pranisë së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    Bashkëjetuesja e Stanovcit dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të arrestuar për kokainë, ja kur mblidheshin paratë

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • Ekskluzive: Ky është furnizuesi i dyshuari i grupit të arrestuar të kokainës, ndodhet në arrati (Dokument)

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Nga veturat e reja luksoze te shopping-u në Hermes – jeta e 26-vjeçares që dyshohet se ishte “arkëtarja” e grupit të kokainës

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Tekstil, financa e gastronomi – Bizneset e të arrestuarve për kokainë në operacionin ‘Heshtja’

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Paralajmërimi i fundit: Erëra të forta këtë ditë e presin Kosovën

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë