Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas lajmit se projekti për ndërtimin e sistemeve të baterive për ruajtjen e energjisë elektrike në Kosovë është shtyrë për vitin 2029, ndonëse fillimisht ishte planifikuar të përfundonte në gusht të vitit 2028.
“Qy tash, as bateri, as filtra, as bojlera, as rrymë! Ministre, ec te shpia, se e more në qafë një popull”, ka shkruar Rrahmani.
Sipas raportimit të “Buletinit Ekonomik”, procedurat e prokurimit për këtë projekt ende nuk kanë përfunduar, ndërsa ofertat e dy kompanive amerikane janë në proces vlerësimi.
MCA-Kosova ka bërë të ditur se vlerësimi pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2026, ndërsa punimet parashihet të nisin gjatë vitit 2027.
Projekti parasheh instalimin e sistemeve të baterive me kapacitet prej 340 megavat-orësh në Istog dhe Ferizaj.














