Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ndodhi në prani të gruas dhe vajzës së mitur të viktimës”: Prokuroria del me detaje për vrasjen në Suharekë

18/11/2026 - 17:03
në Kryesore, Lajme
A A
“Ndodhi në prani të gruas dhe vajzës së mitur të viktimës”: Prokuroria del me detaje për vrasjen në Suharekë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike e regjistruar mesditën e sotme në Suharekë, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri në parkingun e një qendre tregtare.

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 12:03, ndërsa i dyshuari për këtë krim është identifikuar me inicialet Rr.H.

Sipas të dhënave të para nga hetimet, krimi i rëndë dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit. Ajo që e bën edhe më tronditëse ngjarjen është fakti se gjithçka dyshohet se ka ndodhur në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës, i cili është identifikuar me inicialet S.D.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda, njësitet policore dhe ekipet e forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari Rr.H. është ndaluar për 48 orë. Ndaj tij ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale:

“Vrasja e rëndë” (nga neni 173 i KPRK-së)

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” (nga neni 366 i KPRK-së)

Prokuroria ka paralajmëruar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, ndërsa hetimet intensive për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje po vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

JU REKOMANDOJMË

“I zuri gjumi në vendin e punës”, Trepça largon nga puna katër punëtorë

“I zuri gjumi në vendin e punës”, Trepça largon nga puna katër punëtorë
18/11/2026 - 16:46

Katër punëtore janë larguar përkohësisht nga puna në ndërmarrjen publike Trepça, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Në njoftim thuhet se, vendimi është marrë pas konstatimit të shkeljeve të rënda...

Më shumëDetails

Nesër ditë e ngjeshur në Kuvend: Ligji për Specialen në 10:00, pastaj buxheti

Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve
18/11/2026 - 16:06

Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar se të nesërmen do zhvillohen dy seanca. E para do nis nga ora 10:00, ku në rend dite është edhe votimi i Ligjit...

Më shumëDetails

“Supermeni” i pushtetit të Vetëvendosjes, kushëriri i afërt i Arjeta Fejza është punësuar në ministri të Mbrojtjes

“Supermeni” i pushtetit të Vetëvendosjes, kushëriri i afërt i Arjeta Fejza është punësuar në ministri të Mbrojtjes
18/11/2026 - 15:41

Besoj se të gjithve ju kujtohet fjalia e famshme në fushatë e Albin Kurtit se familjarët janë për dasma e ahengje e jo për ministria e instoticioneve. Por...

Më shumëDetails

Apeli për ish-krerët e UÇK-së: Presidentja takon Grupin Punues të kryesuar nga Konjufca

Apeli për ish-krerët e UÇK-së: Presidentja takon Grupin Punues të kryesuar nga Konjufca
18/11/2026 - 15:11

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim Grupin Punues për hartimin, bashkërëndimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e Apelit para...

Më shumëDetails

I dyshuari për vrasjen në Suharekë ishte dënuar me 19 vjet burg në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes, duke u thirrur në “Kanun”

I dyshuari për vrasjen në Suharekë ishte dënuar me 19 vjet burg në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes, duke u thirrur në “Kanun”
18/11/2026 - 14:28

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në parkingun e qendrës tregtare “Ben Center” në Suharekë, ku një person është vrarë me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje të...

Më shumëDetails

Vdes i plagosuri pas plagëve të marra me armë zjarri në Suharekë, dorasi i dyshuar në arrati

Vdes i plagosuri pas plagëve të marra me armë zjarri në Suharekë, dorasi i dyshuar në arrati
18/11/2026 - 13:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku si pasojë e një konflikti për parking ka pasur gjuajtje me armë zjarri. Burime të Veriu.info bëjnë të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!

    Familjarët vetëm për dasma? Arjeta Fejza rehaton kunatën në ATK!

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Ky është i arrestuari që dyshohet se kreu vrasjen në qendrën tregtare “Ben Center” në Suharekë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • “Triovetura” gjobitet me 3 mijë € pasi shiti veturën pa kutinë e ndihmës së parë e kompresorin

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ky është polici i arrestuar për bixhoz online, dyshohet se ka shitur edhe armë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • I dyshuari për vrasjen në Suharekë ishte dënuar me 19 vjet burg në Zvicër për vrasjen e bashkëshortes, duke u thirrur në “Kanun”

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë