Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Suharekë, ku si pasojë e një konflikti për parking ka pasur gjuajtje me armë zjarri.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se i plagosur ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Veriu.info mëson se dorasi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes dhe momentalisht gjendet në arrati.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë për të mbledhur prova për këtë ngjarje tragjike.













