Jakup Krasniqi sot është në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, por nuk dihet se sa do të qëndroj në vendin e tij.
Në një përgjigje për Gazetën Express, Doyle ka konfirmuar se trupi gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative të Gjykatës që të organizojë vizitën e Krasniqit në Kosovë për arsye të forta humanitare.
Por ai nuk ka dhënë detaje se sa kohë do të qëndrojë në Kosovë.
“Për shkak të arsyeve të forta humanitare, trupi gjykues e ka udhëzuar Zyrën Administrative që të organizojë një vizitë në Kosovë nën kujdestarinë e Gjykatës për Jakup Krasniqin. Nuk mund të jap informacione të tjera në këtë fazë.”, ka deklaruar Doyle.














